Politike

Bllokimi i naftës në Ballsh, Rama: Karburantet janë në shënjestër të shtetit

  • Bllokohen 550 tonë naftë në Ballsh, Balluku: Ishte jashtë standardeve
  • Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se lufta kundër informalitetit nuk ndalet dhe se në qendër të shënjestrës së strukturave të shtetit do të jenë ato subjekte që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë.
    Featured image of article: Bllokimi i naftës në Ballsh, Rama: Karburantet janë në shënjestër të shtetit Edi Rama

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reguar pas bllokimit të 500 ton naftë në Ballsh, që sipas ministres së nergjitikes dhe Infrastruktures, Belinda Balluku ishte jashtë standrateve.

    Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se lufta kundër informalitetit nuk ndalet dhe se në qendër të shënjestrës së strukturave të shtetit do të jenë ato subjekte që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë.

    Reagimi i kryeministrit Edi Rama

    KUSH MERRET ME NAFTE DUHET TE ZGJEDHE: O SIPAS LIGJIT O GODITJEN E LIGJIT👊

    550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në treg, u bllokuan sot në rafinerinë e Ballshit🤚

    Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!

    Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët.

    Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit!

    Ditën e sotme ministrja e Energjitikes dhe Infrastruktures, Belinda Balluku nga Uzina e Përpunimit të Naftës në Ballsh, së bashku me specialistët e fushës së Hidrokarbureve ka bollikuar sot daljen në treg të 550 tonë nafte të ndodhur në depozitat e naftës së një subjekti.

    Balluku deklaroi se nafta ishte jashtë standarteve dhe se do t’i kushtohet rëndësi e veçantë të gjithë produktit që del në treg, duke i vendosur me parë vulën e certifikimit në plotësim të të gjithë standardeve teknike.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment