Politike

Bllokimi i kampionatit, Rama ngarkon deputetin Fidel Ylli të negociojë me përfaqësuesit e Ligës Profesionale

Fidel Ylli do të jetë përfaqësues fuqiplotë i qeverisë që të negociojë me përfaqësuesit e Futbollit.
Featured image of article: Bllokimi i kampionatit, Rama ngarkon deputetin Fidel Ylli të negociojë me përfaqësuesit e Ligës Profesionale Edi Rama dhe Fidel Ylli
Përditësuar:

TIRANE–Kryeministri Edi Rama ka ngarkuar deputetin Filde Yllin të negociojë me përfaqësuesit e Ligës Profesionale. Ky vendim ka ardhur pas qëndrimit të tij zyrtar në lidhje me bojktoin e klubeve të Superiores për mosnisjen e kampionatit.

Fidel Ylli do të jetë përfaqësues fuqiplotë i qeverisë që të negociojë me përfaqësuesit e Futbollit.

Deputeti Fidel Ylli ka folur për ‘ABCNews” aty ku ka konfirmuar detyrën që iu është ngarkuar nga kryeministri i vendit. Ai shprehet se mirëpret çdo komunikim për ngritjen sa më të shpejtë të diskutimeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Si i ngarkuar nga qeveria, së cilës i janë drejtuar edhe kërkesat e Ligës Profesioniste, me porosi dhe i ngarkuar nga kryeministri Rama, ftoj përfaqësuesit e Ligës Profesioniste të Futbollit në një tryezë pune për të gjetur rrugët e zgjidhjes së kërkesave që ata kanë. Qeveria shqiptare dhe mazhoranca kanë patur vëmendjen e plotë te infrastruktura ligjore, duke miratuar një seri ligjesh dhe në këtë kuadër mirëpres Ligën Profesioniste të Futbollit për të negociuar dhe gjetur rrugët  e mundshme të zgjidhjes. Vullneti nuk ka munguar asnjëherë dhe predispozicioni është i përhershëm. Mirëpres në çdo moment komunikimin për ngritjen e shpejtë të programit të diskutimeve”.

Federata Shqiptare e Futbollit në një njoftim zyrtar të minutave të fundit ka deklaruar se do të shtyjë datën e fillimit të Kategorisë Superiore. Ky vendim ka ardhur pas sygjerimit të Ligës Profesionale të Futbollit drejtuar FSHF-së.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment