Bota

“Bllokimi është kot” Deklarata e fortë e virologut suedez: Kufizimet vetëm vonojnë pasojat e paevitueshme

Johan Giesecke ka thënë se strategjia që ka ndjekur vendi i tij është e duhura, pasi sipas tij masat e bllokimit mezi kanë arritur të vonojnë një rritje të paevitueshme në rastet e infektimit dhe ato të vdekjeve, dhe nuk i kanë parandaluar ato.
Featured image of article: “Bllokimi është kot” Deklarata e fortë e virologut suedez: Kufizimet vetëm vonojnë pasojat e paevitueshme Virologu suedez, Johan Giesecke.

SUEDI– Suedia është i  vetmi shtet në Europë që nuk ka marrë asnjë masë drastike për izolimin e vendit pavarësisht Covid-19. E për këtë arsye  shumë qeveri të tjera janë çudiur nga ky plan i Suedisë që ka vepruar ndryshe nga të gjithë ndërkohë që as nuk është goditur rëndë nga virusi krahasuar me vendet që kanë me mbi  20 viktima si Spanja, Italia e Britania që mbyllën vendit që në mars.

Ndërkohë sa i përket çështjes së Suedisë një virolog i lartë në Suedi, Johan Giesecke,  vlerësoi se kufizimet janë të kota dhe nuk shërbejnë për asgjë tjetër, përveçse për vonimin e shpërndarjes së virusit.

Johan Giesecke ka thënë se strategjia që ka ndjekur vendi i tij është e duhura, pasi sipas tij masat e bllokimit mezi kanë arritur të vonojnë një rritje të paevitueshme në rastet e infektimit dhe ato të vdekjeve, dhe nuk i kanë parandaluar ato.

Giesecke tha se përpjekjet për të ndaluar përhapjen e sëmundjes janë të kota, sepse të gjithë ka të ngjarë të ekspozohen ndaj virusit përpara se të gjendet një trajtim, që do të thotë se të gjitha vendet do të përfundojnë në një pozicion të ngjashëm, pavarësisht se çfarë masash morën.

Ai ka parashikuar se numri i infeksioneve dhe rasteve në Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë, të cilat hynë në mbyllje të plotë, do të rriten për t’u përputhur me ato të Suedisë tani që kanë nisur lehtësimet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E nga ana tjetër, Zelanda e Re, që ka mundur  të frenojë shumë Covid-19 duke bllokuar vendin, tani është në rrezik të importojë raste nga jashtë, thotë ai.

“Mënyra e vetme për të zbutur atë rrezik, do të ishte të karantinohen të gjithë ardhjet e reja për 14 ditë, me masën që mbetet në vend për aq kohë sa duhet për të gjetur një vaksinë. Kjo mund të zgjasë një dekadë ose më shumë. Masat e bllokimit mund të vonojnë rastet e rënda për njëfarë kohe, por sapo të lehtësohen kufizimet, rastet do të rishfaqen. Unë parashikoj se kur të numërojmë numrin e vdekjeve në çdo vend pas një viti, shifrat e vdekjeve nga COVID-19 do të jenë të ngjashme, pavarësisht masave që u morën.”- u shpreh ai.

Në fund ai thotë se qëllimi nuk duhet të jetë frenimi i plotë i virusit, por që të mbahet nën kontroll që të mos mbingarkojë spitalet.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Shto Koment