Aktualitet

Blinin drogë në vendlindje dhe e shisnin 6 herë më shtrenjtë në Itali, goditet banda shqiptare, si bashkëpunonin me famëkeqët e “Ndraghetas”

Lidhja e bandës me 'Ndragheta-n' ishte Valerio Navarra, i cili ishte transferuar në Toskanë më 2016 për t’i shpëtuar hetimit në Kalabri. Ai kishte hapur në Firenze një piceri për të justifikuar të ardhurat e tij. Navarra kishte marrëdhënie me Robert Lazajn, ekspert i shitjes së drogës, që banonte prej vitesh në Firence.
Featured image of article: Blinin drogë në vendlindje dhe e shisnin 6 herë më shtrenjtë në Itali, goditet banda shqiptare, si bashkëpunonin me famëkeqët e “Ndraghetas” Foto ilustruese

ITALI– Prokuroria Antimafia e Firences ka goditur një bandë kriminale duke arrestuar 7 shqiptarë dhe 2 italianë, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit mafioz të “Ndragheta-s”.

Hetimet për bandën kishin përfunduar që më maj 2019, ndërsa për të dyshuarit kishin nisur kërkimet për arrestimin e tyre. Mësohet se grupi i strukturuar kriminal i trafikut të drogës e kishte shtrirë aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike në provincat e  Firences, Pistoias, Pizës e Vibo Valentias.

Lidhja e bandës me ‘Ndragheta-n’ ishte Valerio Navarra, i cili ishte transferuar në Toskanë më 2016 për t’i shpëtuar hetimit në Kalabri. Ai kishte hapur në Firenze një piceri për të justifikuar të ardhurat e tij. Navarra kishte marrëdhënie me Robert Lazajn, ekspert i shitjes së drogës, që banonte prej vitesh në Firence.

Por kjo nuk wshtw hera e parw qw banda shqiptare nw Firence goditet nga Policia… Më 15 janar të këtij viti u bë i mundur sekuestrimi i 38 kileve marijuanë e 18 kilogram marijuanë e 750 gramë kokainë më 4 shkurt. Në prangat e karabinierëve italianë ra Lulëzim Shkurtajn, i cili furnizonte tregun nga Shqipëria. Gjithashtu u arrestua Robert Lazaj e Eduard Tahiraj. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Droga që anëtarët e bandës sillnin me skaf nga Shqipëria në Itali, blihej me shumicë në vendin tonë 800 euro për kilogram dhe shitej 4500 euro.

‘Ndragheta’ është mafia më e fuqishme në Itali dhe konsiderohet si organizata kontrabandiste kryesore e kokainës në Europë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment