Kush fshihet në Fier? Dumani ngre në këmbë Policinë e Shtetit, rinis aksioni
Kontrolle nga policia në Fier FIER- Kur rrëfimeve të të penduarit Nuredin Dumani nuk u ka dalë ende fundit, Policia e Shtetit ka ...
Kontrolle nga policia në Fier FIER- Kur rrëfimeve të të penduarit Nuredin Dumani nuk u ka dalë ende fundit, Policia e Shtetit ka ...
Të përmendurit në Dosje TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) po verifikon çdo dyshim nëse ka patur rrjedhje i...
TIRANË- Zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë ka bërë hapa pas! Dakortësia e arritur mes ...
Eldi Çala, Klement Çala dhe Viktor Ymeri TIRANË- Tre të burgosur janë mbyllur në regjimin e posaçmë për ...
SHQIPËRI – Policia e Shtetit njofton se, nga kontrollet blic në të gjithë vendin, janë arrestuar disa persona në kërkim si dhe janë sekuestruar shuma të mëdha parash. Sipas Policisë, janë kontrolluar 1872 automjete dhe 134 ambiente të ndryshme, pasi Policia dispononte informacione operative me risk. Në të njëjtën kohë, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin 112 shtetas, ndër ta 32 persona me precedentë penalë/kriminalë.
Në Tiranë u kapën dhe u shoqëruan për veprime të mëtejshme shtetasit D. S. dhe Sh. H., pasi u konstatuan me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza. Njëkohësisht, në të gjithë vendin u bllokuan edhe 33 automjete pa dokumentacion dhe disa të shpallura “alert”. Kontrollet e befasishme me intervale të shkurtra kohore dhe në lëvizje do vijojnë në të gjithë vendin, edhe në ditët në vijim.
Gjatë kontrolleve në Fier, nga shërbimet e DVP Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier, u kap dhe u arrestua shtetasi E. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit, në çantën e tij të krahut, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak. Në Shkodër, gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin B. S., 22 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi shumën 31200 euro. Këtë shumë eurosh, drejtuesi i mjetit deklaroi se e kishte sjellë nga Tirana, për llogari të një shtetasi në Shkodër. Vijon puna për kapjen dhe shoqërimin e tij. Në Vlorë, nga shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me FNSH u kontrolluan banesa të personave në kërkim, njëri nga të cilët u kap në Vlorë, konkretisht shtetasi P. N., me masë sigurie “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga Policia Kufitare në Qafë-Botë, Sarandë, u kap shtetasi në kërkim M. S., banues në Dhërmi, Himarë, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe “Falsifikimi i vulave dhe stampave” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Himara”, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, vulave, stampave e formularëve, ka tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e ka kaluar në pronësi të tij ose e ka shitur tek persona të tjerë.
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHQIPËRI – Ekonomia u rimëkëmb me shpejtësi në vitin 2021, pas rënies me 4% në vitin pandemik 2020, që ishte më e forta që nga kriza e piramidave të ...
SHQIPËRI – Zinxhiri bujqësor, që nga prodhimi, magazinimi, përpunimi dhe eksporti nuk pret rritje në vitin 2022.Çmimet e larta të inputeve buj...
TIRANË – Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia shqiptare ka shënuar rritje prej 8.7% në vitin 2021, ndërsa do të vijojë rritjen drejt niveleve të z...
KORÇË – Helmime masive të qenve në rrugët e qytetit Korçës gjatë dy ditëve të fundit. Dyshohet se helmimet janë bërë në mënyrë të qëlli...
TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.Nga aksidenti mësohe...
MALËSI E MADHE- Një bujtinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Reç të Malsisë së Madhe. Mësohet se në bujtinë nga zjarri është d...
ELBASAN – Një qytetar që po lëvizte me biçikletë në lagjen “Emin Matraxhiu” pranë “Varrezave të Dëshmorëve” në Elbasan ësh...
SHQIPËRI – Një tërmet i fortë u regjistrua minutat e fundit në vendin tonë. Sipas EMSC (Qendra Sizmiologjike Mesdhetare), magnituda e tërmetit ishte ...
TIRANË- Axhenda e vizitës së Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Tiranë është zbardhur. Mësohet se Presidenti turk fillimisht do të mbërrijë në aeropo...
LUSHNJE- Bajram Dule me profesion specialist edukimi në institucionin e vuajtjes së dënimit, IEVP Lushnje-Kosovë e Madhe tregon, se nuk është paguar për periudh...