Aktualitet

“Bleva ca bluza pambuku në Turqi…”/ Blendi Fevziu prezanton nismën, e ftuara e kritikon, moderatori nxiton të justifikohet: Ku di unë… Alketa Vejsiut i thashë m’i gjej

Moderatori Blendi Fevziu ka ndjerë “dëshirën” që të prezantojë edhe ai nismën e tij, por është kritikuar nga e ftuara e tij.
Featured image of article: “Bleva ca bluza pambuku në Turqi…”/ Blendi Fevziu prezanton nismën, e ftuara e kritikon, moderatori nxiton të justifikohet: Ku di unë… Alketa Vejsiut i thashë m’i gjej Orgesa Kalemi, Blendi Fevziu dhe Alketa Vejsiu

TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu, ia ka dedikuar emisionin e sotëm të rinjve sipërmarrës në Shqipëri, të cilët i kanë prezantuar punën e tyre.

Gjatë emisionit “Opinion”, Fevziu ka ndjerë “dëshirën” që të prezantojë edhe ai nismën e tij, por është kritikuar nga e ftuara e tij. Ai ka rrëfyer se kishte blerë disa bluza pambuku në Turqi, dhe u kishte stampuar peizazhe nga Shqipëria.

BISEDA NË STUDIO:

Bluza e printuar nga Fevziu

Blendi Fevziu: Unë kam marrë një nismë, kam marrë bluza të bardha turke dhe i kam stampuar pamje nga Shqipëria.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Orgesa Kalemi: Po të më dëgjojë mua nuk do t’i merrje në Turqi

Blendi Fevziu: Nuk e di tani, i thashë Alketa Vejsiut më jep disa nga ato që printon ti me shenjat e instagramit. Fotografinë e Dhërmiut e kam bërë vetë dhe kam dalë foto. Ja fiks aty.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment