Aktualitet

Besnik Muçi ‘mban peng’ Kushtetuesen deri më 7 nëntor, anëtari para KPA: Po më fundos biznesmeni

KPA ndërpreu seancën për të shqyrtuar provat e paraqitura nga Besnik Muçi, dhe seanca  rifilloi në orën 13:00, ku u vendos që vendimi për Muçin do të jepet më 7 nëntor, duke "bllokuar" kështu deri të enjten, nisjen e ringritjes së Gjykatës Kushtetuese.
Featured image of article: Besnik Muçi ‘mban peng’ Kushtetuesen deri më 7 nëntor, anëtari para KPA: Po më fundos biznesmeni Besnik Muçi, anetar i Gjykates Kushtetuese
Përditësuar:

TIRANË–U zhvillua sot në Komisionin e Posaçëm të Apelimit seanca për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi. Konfirmimi në detyrë i gjyqtarit nga KPK, u ankimua nga Komisioneri Publik pasi personi të cilit Muçi i kishte blerë shtëpinë ishte i dënuar për moskallëzim krimi.

Në seancën e kaluar, KPA shtyu seancës pasi kërkoi informacion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Tiranës, në lidhje me deklasifikimin e një materiali sekret shtetëror.

Ndërsa në seancën e sotme janë kthyer përgjigjet, të cilat i janë përcjellë Komisionerit publik dhe subjektit nën hetim. Mësohet se në fjalën e tij, në KPA Muçi është shprehur se dënimin e pronarit të shtëpisë e kishte marrë vesh vetëm në raportin e DSIK-së. 

BISEDA NË SEANCË:

Muçi: Pasi u njoha me përgjigjen, rezultoi se për shtetasit e paraqitur nga ana juaj nuk kam kryer veprime proceduriale. Në 2002-2006 kur unë kam qenë prokuror në Tiranë nuk kam trajtuar asnjë procedim për shtetasin A. L. Për këtë shkak unë nuk kam asnjë konflikt interesi. Mua më ka kontaktuar shtetasi A.L. dhe më ka vënë në dispozicion një vendim për mosfillimi procedimi penal ndaj tij për “moskallëzim krimi”.

KPA: Kur keni ardhur në dijeni të faktit që shtetasi A.L ka qenë i përfshirë në procedime penale?

Muçi: E kam mësuar vetëm pas sjelljes së raportit te DSIK.  Ai sot është një nga taksapaguesit me të mëdhenj të bashkisë Tiranë dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj.

KPA ndërpreu seancën për të shqyrtuar provat e paraqitura nga Besnik Muçi, dhe seanca  rifilloi në orën 13:00, ku u vendos që vendimi për Muçin do të jepet më 7 nëntor, duke “bllokuar” kështu deri të enjten, nisjen e ringritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Muçi u propozua për Kushtetuesen nga vetë presidenti Ilir Meta, për t’u emëruar disa ditë më pas edhe pse gjyqtari ende nuk i ka mbyllur llogaritë me Vettingun.  Në dekretin e emërimit të tij, Meta bënte me dije se Muçi plotësonte të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe shtonte se emri i tij kishte ardhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment