Aktualitet

Ekzekutoi prindërit dhe motrën se nuk e lanë të martohej me italianin, dënohet me burg përjetë shqiptarja nga Dibra e Madhe

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht të vitit 2018, në Dibër të Madhe. Familja Pocesta jetonte në Pordenone të Italisë, por kishte shkuar në Dibër të Madhe, vendin e tyre të origjinës për të marrë pjesë në një dasmë të miqve të tyre.
Featured image of article: Ekzekutoi prindërit dhe motrën se nuk e lanë të martohej me italianin, dënohet me burg përjetë shqiptarja nga Dibra e Madhe Blerta Pocesta dhe familjaret
Përditësuar:

MAQEDONIA E VERIUT– Blerta Pocesta, 30-vjeçarja shqiptare që vrau, nënën, babain dhe motrën e saj është dënuar me burim të përjetshëm. Mësohet se vendimi është dhënë ditën e sotme nga Gjykata Themelore e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht të vitit 2018, në Dibër të Madhe. Familja Pocesta jetonte në Pordenone të Italisë, por kishte shkuar në Dibër të Madhe, vendin e tyre të origjinës për të marrë pjesë në një dasmë të miqve të tyre.

Pas ceremonisë festive, Blerta qëlloi me pistoletë nënën e saj, Nazmijen, 53 vjeçe, të atin, Amidin, 55 vjeç dhe motrën 14-vjeçare Anila. Menjëherë pas krimit, shqiptarja u kthye në Itali, ku nuk i shpëtoi dot prangave.

Italia e deportoi Pocestën drejt Maqedonisë së Veriut për t’u përballur më drejtësinë.

Viktimat

Gjithashtu, në pranga për ngjarjen në fjalë ranë dy bashkëpunëtorët në krim, Ferdi Gashi, që u dënua me 10 vjet burg, dhe Vehab Gllobiçishta, që u dënua me 3 vite pasi e ndihmoi autoren e krimit të largohej nga Maqedonia e Veriut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas dëshmisë së dhënë nga vetë shqiptare, krimi i rëndë ndodhi sepse familjarët nuk e lanë Bletën të martohej me të dashurin e saj italian.

Blerta Pocesta ishte skeduar edhe si përdoruese e lëndëve narkotike.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment