
GREQI-Ambasadori amerikan i Greqisë, Geoffrey Pyatt ka përshëndetur iniciativën e Greqisë për të blerë avionët luftarak F-35 nga SHBA-ja. Në një pronuncim për mediat ai ka thënë se Greqia e ka mbështetjen e SHBA-së dhe se janë duke punuar fortë për një program blerjeje sa më shpejtë të jetë e mundur. Më tej, ai u shpreh se këta avionë do të rrisin aftësitë mbrojtëse të Greqisë dhe do të përmirësojnë stabilitetin në rajon.
“Ne kemi sinjalizuar mbështetjen tonë për prokurimin dhe po punojmë ngushtë së bashku për një program të ardhshëm blerjeje, i cili do të rrisë aftësitë mbrojtëse të Greqisë, të sigurojë ndërveprimin me Forcat e Armatosura të SH.B.A.-së dhe të përmirësojë stabilitetin rajonal. Punojmë çdo ditë për ta avancuar atë nga forca në forcë, duke përfshirë edhe blerjen e ardhshme të Greqisë të F-35″, tha ai.
Greqia disa javë më parë i ka dërguar një kërkesë SHBA-së për të blerë 18-20 avionë të tipit F-35, në mënyrë që të mbrohen nga reagimët dhe “sulmet” e Turqisë.
(I.A/dosja.al)