Politike

Sot ditëlindja e Blerina Gjylametit, kolegët e surprizojnë në mes të Komisionit, deputetja e vendos dhuratën mbi tavolinë (FOTO)

Blerina Gjylameti sot ka ditëlindjen. Kolegët i kanë dhunuar asaj një tufë me lule.
Featured image of article: Sot ditëlindja e Blerina Gjylametit, kolegët e surprizojnë në mes të Komisionit, deputetja e vendos dhuratën mbi tavolinë (FOTO) Blerina Gjylameti

Tiranë– Deputetja socialiste Blerina Gjylameti sot ka ditëlindjen dhe mbush plot 40-vjeç.  Ajo ishte sot e pranishme në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ku ndaj saj nuk ka munguar edhe një surprizë nga kolegët.  Ata i kanë dhuruar Gjylametit një tufë me lule me rastin e ditëlindjes së saj, të cilën deputetja e vendosi mbi tavolinë.  Po kështu Milva Ikonomi e uroi publikisht atë, duke u shprehur:  ‘Gëzuar ditën tënde’.  Edhe sot në ditën e lindjes së saj, ajo u shfaq e veshur me të zeza.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak kohë më parë Blerina Gjylameti humbi një njeri shumë të dashur, vëllain e saj. Elton Maçolli ndërroi jetë në një aksident që ndodhi në tunelin Elbasan -Tiranë më 20 tetor të vitit të kaluar. 42-vjeçari ishte duke udhëtuar me mjetin e tij të modifikuar benzinë-gas, kur në një moment bëri një parakalim të gabuar që i mori jetën.

J.V/Dosja.al

Shto Koment