LIVE UPDATES
Editorial

“Murtaja” e Kamysë dhe koronavirusi kinez

12 Mars 2020, 12:14 Nga DOSJA
“Murtaja” e Kamysë dhe koronavirusi kinez

TIRANË- Në letërsinë botërore, libri ndoshta më i mirë i shkruar me temë epidemitë është “Murtaja” i shkrimtarit dhe filozofit francez Albert Kamy. Në javët e fundit, kur bota duket e pushtuar nga paniku i coronavirusit, mediat po shkruajnë se është duke ndodhur një bum i paparë në shitjen e këtij libri. Ka dy arsye në këtë ndodhi : e para, kur pushtohen nga paniku, njerëzit kërkojnë mënyra dhe instrumente qetësimi në çdo gjë që ka të bëjë në një mënyrë apo tjetër me burimin e panikut të tyre ; arsyeja e dytë duket se ka të bëjë me profiterët e fatkeqësive kolektive, në këtë rast tregtarët e librave, të cilët panikun e njerëzve të shkaktuar nga epidemia e shndërrojnë në burim fitimi duke u ofruar atyre “libra shpëtimtarë”. Fenomenin e përfitimit prej fatkeqësive, vetë Kamy e kritikon në novelën e tij kur përshkruan  kontrabandistët e mallrave dhe ilaçeve të cilët përpiqen të përfitojnë nga gjendja e jashtëzakonshme e shkaktuar nga epidemia që ka pllakosur qytetin.

Libri i Kamysë nuk na ndihmon në luftën praktike kundër coronavirusit. Leximi i tij na ndihmon në një rrafsh tjetër : në të kuptuarit e dimensionit tragjik të ekzistencës njerëzore, dimension që ka të bëjë me brishtësinë e kësaj ekzistence përballë të keqës radikale që na godet papritur, por edhe në të kuptuarit e domosdoshmërisë së rezistencës kundër saj.Kamy mendon se njeriu duhet të revoltohet kundër të keqës, sepse revolta është në natyrën e tij; revoltohem, pra jam, është deviza e filozofisë së tij, por triumfi mbi të keqën asnjëherë nuk është i garantuar, e edhe kur ndodh, ai nuk është përfundimtar. Kjo ide shfaqet në pothuajse të gjitha veprat e Kamysë, gjë që i ka shtyrë shumë studiues të konstatojnë se ai është një mendimtar pesimist që nuk lë shteg për shpresën njerëzore. Në fakt, Kamy mendon diçka tjetër dhe pikërisht evidentimin e iluzioneve mbi të cilat mbështeten premtimet e mëdha për çlirimin final të jetës njerëzore nga e keqja, por ky evidentim nuk duhet kuptuar si dorëzim final para saj. Vetë Kamy shkruan : “Ne nuk pranojmë të dëshpërojmë njerëzimin. Pa pasur ambicie të paarsyeshme për të shpëtuar njerëzit, ne ende dëshirojmë t’u shërbejmë atyre! ” Heroi i “Murtajës”, doktori Bernard Rië, është mishërim i kësaj devize filozofike të Kamysë. Ai, pa u trembur fare, lufton me epideminë në rrugët dhe shtëpitë e qytetit të zhytur në murtajë e të izoluar nga bota, edhe pse e di se qëndresa e tij mund të jetë krejtësisht e kotë. Ai lufton i nxitur jo nga ndonjë thirrje mesianike tokësore apo qiellore, sepse ai është një hero i zhveshur nga tiparet mesianike të cilat iluminizmi ia mvishte profesionit të tij, por vetëm dhe vetëm i nxitur nga njerëzorja e tij, e mishëruar në detyrën e tij prej mjeku, e të cilën ai vetë e përcakton si ndershmëri.

Kjo ndershmëri ka konotacion kantian : dinjiteti ynë kërkon që të luftojmë edhe për dinjitetin e të tjerëve!  Është pikërisht ndershmëria e tij jomesianike e cila arrin t’i bindë edhe të tjerët që të bashkohen në betejën e tij kundër të keqës, madje edhe predikuesit fetarë që një ditë e kuptojnë se lutjet e tyre kundër epidemisë nuk kanë asnjë vlerë dhe se interpretimi i epidemisë si ndëshkim nga Zoti, humbet çdo kuptim përballë vuajtjeve të foshnjave që vdesin mizorisht nga murtaja. Dhe, njëri prej tyre, një ditë, i thotë doktor Rië-s:  “Është i kuptueshëm dënimi i një Don Zhuani, i cili, për shkak të shthurrjes së tij morale, meritonte të fundosej në ferr, por vuajtja e fëmijës nuk mund të kuptohet”. Kjo do të thotë se ne e kemi moralisht të pamundur që vuajtjet e qenieve të pafajshme, siç janë foshnjat, t’i kontekstualizojmë dhe t’i përligjim në një skemë të shlyerjes së mëkateve. Tek “Murtaja” Kamy na rikujton argumentin e njohur mbi papajtueshmërinë midis ekzistencës të së keqës dhe gjithëfuqishmërisë e gjithëmirësisë së Zotit. Ose njëra ose tjetra! Të dyja nuk mund të ekzistojnë njëkohësisht.

Pasi ka shkaktuar mijëra viktima, një ditë murtaja jep shenja të tërheqjes ; numri i të vdekurve bie papritmas, derisa në fund epidemia zhduket krejtësisht. Ajo largohet, ashtu sikurse erdhi : në mënyrë të papritur. Qytetin e pushton hareja e çlirimit prej saj, njerëzit vërshojnë rrugët dhe sheshet për të festuar shpëtimin nga murtaja, ndërsa doktori Rië, i humbur në mesin e turmave të ngazëllyera, dhe i lirë nga ndjenjat triumfaliste, kujton iluzionin njerëzor për fitorën përfundimtare mbi të keqën : “ Tek sa dëgjonte britmat e haresë që vinin nga qyteti, Rië kujtohej se kjo hare ishte gjithnjë e rrezikuar. Sepse ai dinte atë çka kjo turmë gazmore nuk e dinte dhe që mund ta lexosh nëpër libra, se bacili i murtajës nuk vdes as zhduket ndonjëherë, se mund të rrijë me dhjetëra vite i fjetur nëpër orendi e në tesha, se pret me durim nëpër dhoma, qilarë, valixhe, shami e shkresurina dhe se, ndoshta, do të vijë dita kur, për fatin e keq të njerëzve dhe që t’u bëhet mësim, murtaja do t’i zgjojë minjtë e saj dhe do t’i dërgojë për të ngordhur në ndonjë qytet të lumtur”. Coronavirusi do të tërhiqet një ditë. Të vdekurit e tij do të harrohen, derisa njerëzit vrapojnë në kërkim të lumturive të tyre, por bacili i tij, i luftuar nga qindra e mijëra mjekë, si Rië-ja i Kamysë, i luftuar, por jo i zhdukur, do të vazhdojë të qëndroj i fshehur diku në kthinat tona, për të goditur përsëri papritur, në një kohë dhe në një vend tjetër dhe, me siguri, nën një emër tjetër. Mesazhi i përfundimit të novelës së Kamysë është i qartë : Është krejtësisht iluzore të pritet një triumf final i të mirës mbi të keqën në botë, ashtu siç na premtonin dikur profetët biblikë dhe intelektualët progresistë të Iluminizmit. Duke qenë të lirë nga ky iluzion, mbase, mund të jemi më të përgaditur në përballjen e rradhës me murtajën, qoftë ajo biologjike, qoftë ideologjike.

(Marrë nga Gazeta Ekspress)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial “murtaja” e kamysë blerim latifi koronavirusi ne shqiperi “murtaja” e kamysë blerim latifi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Editorial 6 Mars 2020, 15:47

Qibritxhiu dhe negociatat

Një lojë e njëjtë prej vitit 2013: Gjeje topthin e aluminit dhe fito anëtarësim në OKB1. Ka ditë që në ambiente politike, medie e Kuvend përflitej me të madhe s...

Editorial 4 Mars 2020, 16:40

Albin Kurti, ne dhe amerikanët

Albin Kurti ka shansin historik të hapë një epokë të re në kulturën e qeverisjes së shqiptarëve. Midis së tjerash, kjo do të duket edhe në mënyrën sesi do të si...

Editorial 2 Mars 2020, 12:45

Ra kjo taksë e u pamë!

Uniteti me Hashim Thaçin e Edi Ramën për heqje të taksës dosido, nuk i bën nder LDK-së. Hiç e hiç Albin Kurtit. Andaj shpresoj që Kryeminis...

Editorial 29 Shkurt 2020, 14:36

Një kurs thjeshtësimesh logjike

1. Komisioni i ri evropian ka gjasa që javën e ardhshme ta emërojë një të dërguar të veçantë për Kosovën. Kështu qe ideja fillestare. Pastaj doli se i em...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni