Showbiz

Bleona Qereti: Dua një burrë të fortë për t’u bërë nënë

Ajo theksoi se është ende në kërkim të dashurisë së jetës së saj dhe se I duhet një burrë i fortë, por mos ta pengojë shkëlqimin e saj.
Featured image of article: Bleona Qereti: Dua një burrë të fortë për t’u bërë nënë Bleona Qereti

Këngëtarja shqiptare me famë botërore është shprehur e gatshme për t’u bërë nënë. E ftuar në emisionin “Ndrrimi i natës”, Bleona tha se është e gatshme për t’u bërë nënë tashmë, pasi është misioni i saj.

Jam shumë e gatshme të kem fëmijë, gjithmonë. Për mua është arsyeja pse ne femrat kemi ardhur në tokë. Është qëllimi jonë kryesor, pastaj këto të tjerat vijnë më vonë. Të jesh nënë nuk është punë. Unë qesh ndonjëherë kur i shoh njerëzit nëpër Instagram dhe thonë “Jam mama”.

Jo, jo, të jesh mama është puna jote. Pra ti për këtë punë ke ardhur në tokë, ti për këtë punë ekziston, që të jesh mama. Arsyeja pse ti je këtu. Të kesh fëmijë është gjëja më e bukur që ka dhënë Zoti”, u shpreh Bleona.

Më tej ajo theksoi se është ende në kërkim të dashurisë së jetës së saj dhe se I duhet një burrë i fortë, por mos ta pengojë shkëlqimin e saj.

“Dua të jetë i fortë, duhet të jetë burrë i fortë dhe i sigurt në vetvete. Dhe mbi të gjitha, të mos ma marrë shkëlqimin të më lejojë të shkëlqejë. Ka shumë burra të fortë që nuk ia lejojnë partneres të ndriçojë. Ky është problemi që unë kam me meshkujt, sado që janë të suksesshëm vet nuk e duan partneren të jetë më e suksesshme se ata”, tha këngëtarja.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Bleona Qereti: Dua një burrë të fortë për t’u bërë nënë

  1. Si mund te kontaktoi me Bleonen?
    Flm.

Shto Koment