Aktualitet

Blendi Teta takoi Dritan Dajtin paraditen që u vra Santiago Malko, vëzhguesi i klanit Duka u prezantua në burg si kushëriri i të fortit të Tiranës (FAKTI)

EKSKLUZIVE
Në dosjen e Prokurorisë, të siguruar ekskluzivisht nga Dosja.al shkruhet se tashmë për organin e akuzës është një fakt domethënës dhe i dokumentuar se Teta realizuar një takim me të dënuarin për vrasjen e katër efektivëve në Durrës.
Featured image of article: Blendi Teta takoi Dritan Dajtin paraditen që u vra Santiago Malko, vëzhguesi i klanit Duka u prezantua në burg si kushëriri i të fortit të Tiranës (FAKTI) Santiago Malko, Dritan Dajti dhe Bledi Teta

TIRANË– Blendi Teta, i akuzuar tashmë për “vrasje me paramendim” kryer nga grupi i strukturuar kriminal dhe pjesëmarrës në të”, ditën e ekzekutimit të Santiago Malkos, ka takuar Dritan Dajtin.

Në dosjen e Prokurorisë, të siguruar ekskluzivisht nga Dosja.al shkruhet se tashmë për organin e akuzës është një fakt domethënës dhe i dokumentuar se Teta realizuar një takim me të dënuarin për vrasjen e katër efektivëve në Durrës.

Takimi është realizuar në burgun ku ndodhet Dajti dhe Blendi Teta është prezantuar si kushëri i të dënuarit.

Është fakt domethënës i dokumentuar se paraditen e ngjarjes (datë 27.08.2019), i akuzuari Blendi teta ka realizuar një takim në paraburgim, me të dënuarin Dritan Dajti duke u prezantuar si kushëriri i tij,”– shkruhet ndër të tjera në dokument.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbetet mister, arsyeja e këtij takimi vetëm pak orë para vrasjes së Malkos. Nuk dihet se çfarë është biseduar mes Tetës dhe Dajtit, dhe nëse vrasësi i katër efektivëve, ka pasur ndonjë rol në planin e klanit Duka.

Vrasja e Santiago Malkos

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMË X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Dosja.al zbuloi skandalin, se Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga,  Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

(f.g;f.m/dosja.al)

Shto Koment