Aktualitet

Blendi Klosi jep lajmin e mirë: Në fund të majit, avionët e parë me turistë në Shqipëri

Sipas ministrit ardhja e turistëve do të varet nga situata nga përmirësimi i situatëssë pandemisë dhe nëse nuk do jemi në situatë karantinimi. 
Featured image of article: Blendi Klosi jep lajmin e mirë: Në fund të majit, avionët e parë me turistë në Shqipëri Blendi Klosi, ministër i Klosit

TIRANË- Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ka thënë se sezoni turistikë do të ketë turistë të huaj dhe priten që në fund të majit të vijnë charterat e parë. Sipas ministrit ardhja e turistëve do të varet nga situata nga përmirësimi i situatëssë pandemisë dhe nëse nuk do jemi në situatë karantinimi. Më tej ai në një intervistë për Ora News, tha se janë marrë të gjitha masat për zbatimin e të gjitha rregullave strikte nga ana e biznesve në fushën e turizmit.

Ne duam që së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë  kemi shpërndarë për mendim një set rregullash sa i përket higjienës, rregullave strikte për menaxhimin e stacioneve të plazhit, strukturave që mbështesin turizmin, duke filluar që nga hotelet, baret, restorantet dhe pastaj me kompanitë e transportit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pra me çdo detaj që përbën turizmi për të pasur mundësinë që ne këtë kemi të gjitha mekanizmat në këmbë që në fund të majit të presim charterart e parë nëse ministria e Shëndetësisë, ministria e Jashtme dhe ajo e Transportit do të vendosin që të fluturojnë në Shqipëri chartera nga zona pak të prekura, sic janë për ne zona e turistëve polak, çek dhe vendeve skandinave. Po ashtu do të presim edhe vëllezërit tanë nga Kosova, por kjo ka të bëjë me heqjen e gjendjes së pandemisë. Por përsa kohë ne jemi në situatën e pandemisë, gjithë këto biseda dalin në plan të dytë“, u shpreh ai.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment