Virale

ME FOTO: Të bindur se s’ka më rrezik nga COVID-19? Klosi dhe Shalsi thyejnë rregullat e pandemisë, s’heqin dot dorë nga zakonet shqiptare

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi i ka dhënë dorën një prej pjesëmarrësve duke e harruar se takimet e zakonshme nuk duhet që të praktikohën për të mbajtur larg COVID-19.
Featured image of article: ME FOTO: Të bindur se s’ka më rrezik nga COVID-19? Klosi dhe Shalsi thyejnë rregullat e pandemisë, s’heqin dot dorë nga zakonet shqiptare Pamje nga takimi

TIRANË– Koronavirusi vijon që të jetë ‘nëpër këmbë’ por tashmë frika nga qeveritarët është larguar. Pasi disa ditë më parë kryeministri Edi Rama dhe ministri Sandër Lleshaj nuk e respektuan distancën e sigurisë, radhën e mori ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

Në një panair, ai i ka dhënë dorën një prej pjesëmarrësve duke e harruar se takimet e zakonshme nuk duhet që të praktikohën për të mbajtur larg COVID-19.

Blendi Klosi

Bashkë me të ishte edhe kolegu Eduard Shalsi. Por edhe ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes njësoj si Klosi e ka shkelur një rregull, duke mos e ruajtur distancën e sigurisë. Për të mos folur më për mungesën e dorezave dhe maskave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Eduart Shalsi

Megjithatë fotot mund të jenë shkrepur edhe më parë, por kompania i ka publikuar ditën e sotme.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment