Showbiz

Blendi Fevziu heq kostumin dhe ‘zhduket’ për disa ditë në Filipine (FOTO)

Blendi Fevziu edhe njëherë largohet drejt ishujve 'magjik', shijon pushimet në Filipine.
Featured image of article: Blendi Fevziu heq kostumin dhe ‘zhduket’ për disa ditë në Filipine (FOTO) Blendi Fevziu.

Të gjithë e njohim Blendi Fevziun që fshihet pas kostumit serioz dhe larg tavolinës së debateve. Pas përgatitjeve, intervistave dhe debateve në ‘Opinion’ që na shoqërojnë pjesën më të madhe të kohës,Fevziu e gjen mundësinë për ët udhëtuar disa ditë me pushime.

Ai preferon vendet tropikale apo ishuj ekzotik, ku fotot e shkrepura shijohen edhe nga ndejkësit e tij në Instagram.

Edhe këtë herë, Blendi ka udhëtuar drejt Filipineve, pikërisht në ishullin ‘magjik’, El Nido, Palawan. Ai ka ndarë foto e video me miqtë e tij virtual.

Ashtu si në çdo udhëtim të tij, Fevziu preferon të largohet në vende tropikale me shumë ngjyra, gjallëri dhe detaje tropikale. Me këto foto të publikuara së fundi, zbuluam se një tjetër pasion i tij është noti.

Mes ujit të pastër kristal dhe magjisë tropikale, Blendi Fevziu na përshëndet kështu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu) on

L.K/Dosja.al

Shto Koment