Virale

“Blejmë flori të përdorur”, rrjeti shpërthen në meme pas vendimit të Metës: Ngelëm me rrogën e Monës (Foto)

Shumë meme kanë modifikuar foton e Metës që bën shqiponjën me duar dhe e kanë mbyllur në hekura.
Featured image of article: “Blejmë flori të përdorur”, rrjeti shpërthen në meme pas vendimit të Metës: Ngelëm me rrogën e Monës (Foto) Memet në rrjet

TIRANË– Rrjeti është ndezur nga memet pasi Presidenti Ilir Meta firmosi publikisht dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Shumë meme kanë modifikuar foton e Metës që bën shqiponjën me duar dhe e kanë mbyllur në hekura.

Të tjera meme e interpretojnë këtë vendim si mbrojtje të gruas së tij Monika Kryemadhit dhe të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ndërsa në disa të tjera shihet se Presidenti meta ëhstë bashkuar sërish me kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa paralajmërojnë ditë të zeza për shqiptarët.

Në një foto tjetër Basha shihet i veshur si nuse me Berishën dhëndër.

Shfletoni galerinë për më tepër

(f.m/dosja.al)

Shto Koment