Aktualitet

“Blegtorët nuk hanë bar, kë po gënjeni?!”/ Eksperti i Bujqësisë “kryqëzon” Bledi Çuçin: Si mashtroi me rastin e Zagorisë, ja si i mbështet Kosova fermerët

Resuli ka “kryqezuar” Çuçin, pasi ka ballafaquar deklaratat e ministrit dhe ato që parashikon ligji dhe skema e subvencioneve. Ndërkohë Resuli e ka krahasur skemën e subvencioneve të Shqipërisë me atë të Kosovës.
Featured image of article: “Blegtorët nuk hanë bar, kë po gënjeni?!”/ Eksperti i Bujqësisë “kryqëzon” Bledi Çuçin: Si mashtroi me rastin e Zagorisë, ja si i mbështet Kosova fermerët Ervin Resuli dhe Bledi Çuçi

TIRANË- Eksperti Ervin Resuli ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi për subvencionet e dhëna nga qeveria ndaj fermerëve blegtorë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Resuli thekson se ministri Çuçi gënjen me shfirat që tregon për subvencionet e blegtorëve.

Ai ka publikuar rastin e një blegori në Zagori, që ka mbi 1000 krerë dele dhe dhi, për të cilin Çuçi ka deklaruar se është subvencionuar me 12 milionë lekë. Por, Resuli sqaron se qeveria nëpërmjet skemës së subvencioneve për vitin 2020 nuk jep më shumë se 3 milionë e 600 mijë lekë për një tufë delesh.

“Sikur të mos mjaftonte ky diskriminim Ministri i Bujqësisë “GËNJEN” duke thën se fermeri, perfiton 1.200.000 lekë !!! Ndërkoh po të shohim mbështetjen për vitin 2020, masa 1 për imta matrikulluar për vitin 2020 MBZHR jep 1,200 lekë /krer dhe jo më shumë se 360.000 lekë për tufë ! (ps. shih dokumentat )”,  shprehet ndër të tjera Resuli.

Reagimi i plotë:

Pyetje publike drejtuar Ministrit të Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Si ka mundësi që ky fermer përfitoi 1.200.000 lekë kur skemës që ju i referoheni jep vetëm 360.000 lekë?? Dhe pse fermeri nuk gjendet në listen publikuar nga #azhbr ? Nisur nga publikimi i Ministrit të Bujqesise dhe KM në fcb, nē lidhje me një fermer në Zagori, ku kishte një ferëm mbi 1000/krerë të imta e kishte perfituar 1.200.000 lekë ose 9.700 euro (ps. krenar e mbarsi për fermerin që ka përfituar dhe kaq.🙏)

Por ku qëndron e vërteta dhe propaganda ! Nëse po e njëjta ferëm do të ishte në Kosovë do të përfitonte, (ps.sipas mbështetjes për vitin 2020 që jep Kosova shih dokumentat më poshtë).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

1000/krerë të imta x 20€ = 20.000 euro nga mbështetja për krerë të matrikulluar. 1000/krerë të imta mbarshtim ekstensiv jep mesatarisht 800ml /qumësht/krerë për 120 ditë mjelje pra: 800 ml x 1000/krerë= 800 litra dita x 120 ditë = 96,000 litra x 0.04€ (klasa I) = 3.840 Euro

TOTAL 23,840 € në Kosovë 
TOTAL 9,700 € në Shqipëri(sipas Ministrit)
TOTAL 3,000 € ne Shqiperi (sipas skemes)

Kjo është një pjesë e mbështetjes që jep Kosova, po të marrim në konsideratë dhe masat e tjera,po ky fermer po të ishte në Kosovë do të përfitonte nga mbështetja direkt të paktën 50,000 euro/vit. Sikur të mos mjaftonte ky diskriminim Ministri i Bujqësisë “GËNJEN” duke thën se fermeri, perfiton 1.200.000 lekë !!! Ndërkoh po të shohim mbështetjen për vitin 2020, masa 1 për imta matrikulluar për vitin 2020 MBZHR jep 1,200 lekë /krer dhe jo më shumë se 360.000 lekë për tufë ! (ps. shih dokumentat )

Ore ç’i dini Fermerët ju ? Kujtoni se keni teknologjinë dhe propagandën, e po ju hidhni hi syve ? Kë po gënjeni ??? Fermerët e dinë shumē mirë c’u keni dhënë, e mē mirë e dinë c’u jep rajoni e bota, sepse femijēt e tyre dinē të lexojnë e të kenë qasje me internetin dhe sot e vërteta del në shesh për 3 ditë !

Ligji për subvencionet dhe postimet e Bledi Çuçit

J.V/Dosja.al 

Shto Koment