Showbiz

Emisioni i ri i Bledi Strakoshës: Të famshmit do të rrëfejnë sekretet në dhomën e hotelit

Bledi Strakosha: "Rëndësi për mua ka që çdo personazh i ftuar të ndihet vetvetja, ta harrojë që po xhirohet nga kamerat e po shihet nga mijëra sy dhe të flasë sa më hapur të mundet."
Featured image of article: Emisioni i ri i Bledi Strakoshës: Të famshmit do të rrëfejnë sekretet në dhomën e hotelit Bledi Strakosha.
Përditësuar:

Së shpejti, në RTSH, nis transmetimi i emisionit më të ri “Me Bledin” që do të drejtohet nga Bledi Strakosha. Nisur nga spoti, duket se ai do t’i rikthehet një formati të ngjashme me emisionin që nisi transmetimin në 2003-shin, “Blue”, me të cilin është identifikuar përherë.

Në një intervistë për Panorama Plus, Bledi tha se: “Blue erdhi në ekran në një kohë kur mungonin thuajse krejtësisht intervistat me personazhet e njohur”.

Programi do të ndërtohet me bazë intervistën, ku njerëz të famshëm do të rrëfejnë “sekretet” e tyre, duke nisur fillimisht në bar e për të përfunduar te dhoma e gjumit e hotel Plaza-s. Strakosha nuk preferoi të zbulonte disa nga emrat e personazheve të ftuar, megjithëse shtoi se “janë njerëz të rëndësishëm që rrallë janë shprehur publikisht”. Personazhet do të jenë të fushave të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

L.K/Dosja.al

Shto Koment