Showbiz

Bledi Strakosha rezulton pozitiv me Covid-19, moderatori i drejtohet njerëzve: Kujdesuni sa të mundeni

FOTO
Strakosha shkruan se pavarësisht kujdesit të shtuar është infektuar me koronavirus. Në një koment në këtë postim ai njofton se po e kalon sëmundjen me simptoma të lehta dhe sigurisht i izoluar në shtëpi.
Featured image of article: Bledi Strakosha rezulton pozitiv me Covid-19, moderatori i drejtohet njerëzve: Kujdesuni sa të mundeni Bledi Strakosha

TIRANE– Një tjetër personazh i njohur shqiptar ka rezultuar sot i infektuar me Covid-19.

Pasi ka bërë tamponin, gazetari Bledi Strakosha është konfirmuar pozitiv dhe këtë lajm e ka dhënë vetë për ndjekësit në rrjete sociale.

Me anë të një postimi në “Facebook” dhe ‘Instagram’, Strakosha shkruan se pavarësisht kujdesit të shtuar është infektuar me koronavirus. Në një koment në këtë postim ai njofton se po e kalon sëmundjen me simptoma të lehta dhe sigurisht i izoluar në shtëpi.

Moderatori thotë se e shpërndau lajmin për të ndërgjegjësuar ata që e ndjekin e po ashtu ka një lutje për të gjithë, të kujdesemi sa të mundemi për veten dhe të tjerët.

”Të dashur miq, pavarësisht kujdesit të shtuar, sot rezultova pozitiv me Covid-19. Ju lutem kujdesuni sa të mundeni për veten dhe të tjerët.”- ka shkruar Strakosha.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

A post shared by Bledi Strakosha Media® (@bledistrakosha) on

Ditën e sotme kanë qenë të shumtë personazhet e njohur që kanë bërë me dije për publikun se janë prekur nga koronavirusi. Më herët kryebashkiaku Veliaj konfirmoi se kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, po ashtu dhe disa deputetë të parlamentit shqiptar, ndërkohë që flitet se në këtë institucion ka edhe të tjerë të infektuar.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment