Politike

Bledi Çuçi: Kemi akomoduar në hotele dhe banesa 13 mijë persona të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit (VD)

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së qeverisë ministri Çuçi ka treguar më të rejat e fundit nga tërmeti duke zbuluar se rreth 13 persona janë akomoduar në në hotele, çadra, dhe banesa sociale, ndërsa shton se ka mbetur dhe një numër i vogël që akoma nuk është sistemuar.

TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë në mbledhjen e 10 të jashtëzakonshme pas tragjedisë së 26 nëntorit që prekur vendin.

Pas fjalës së kryeministrit  Rama, fjalën e mori Ministri i Bujqësisë,  Bledi Çuçi, ku edhe foli për detajet më të fundit pas tërmetit  tragjik.

Çuçi ka treguar më të rejat e fundit nga tërmeti duke zbuluar se rreth 13 persona janë akomoduar në në hotele, çadra, dhe banesa sociale, ndërsa shton se ka mbetur dhe një numër i vogël që akoma nuk është sistemuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Ashtu siç thatë edhe ju zoti kryeministër, situata po shkon drejt normalizimit. Deri tani kemi 13 mijë persona të sistemuar në hotele, çadra, dhe banesa sociale. Kemi dhe një numër të vogël banorësh që duhet sistëmuar dhe po punohet për këtë. Për sa i përket banesave që do të shemben, ato do shemben dhe gërmadhat nuk do qëndrojnë aty, por do të largohen dhe ajo hapërirë do të jetë e pastër”- u shpreh Ministri Çuçi.

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e fundit e qeverisë në kushtet e emergjencës. Kryeministri Edi Rama tha se prej janarit banorët e strehuar do të largohen nga hotelet. Sipas kryeministrit, disa prej tyre do të vendosen me banesa me qera, disave do t’u ndërtohen shtëpitë ose do të blihen apartamente të reja. Kreu i qeverisë i tha porosi Margaritit që të kujdeset për hipotekat e pronave prej KÇK-së.

A.C/Dosja.al

Shto Koment