Showbiz

Blasfemoi ndaj Profetit Muhamed! Këngëtari nigerian dënohet me vdekje, protestuesit djegin shtëpinë e tij

Gjykatësi Khadi Aliyu Muhammad Kani tha që mund të apelonte kundër verdiktit dhe tashme ai është dënuar me vdekje për blasfemi ndaj Profetit Muhamed.
Featured image of article: Blasfemoi ndaj Profetit Muhamed! Këngëtari nigerian dënohet me vdekje, protestuesit djegin shtëpinë e tij Yahaya Sharif-Aminu

NIGERI– Këngëtari nigerian Yahaya Sharif-Aminu, 22 vjeç, u shpall i fajshëm nga gjykata e lartë e Sharia (ligj fetar) për këngën e tij që nisi të qarkullonte përmes whatsapp në mars të këtij viti. Ai u akuzua pasi kënga ishte blasfemike e sipas kritikëve mbivlerësonte një imam nga vllazëria myslimane Tijaniya, duke e ngritur atë më lart se Profeti Muhamed.

Gjykatësi Khadi Aliyu Muhammad Kani tha që mund të apelonte kundër verdiktit dhe tashme ai është dënuar me vdekje për blasfemi ndaj Profetit Muhamed.

Protestuesit dogjën shtëpinë e familjes së tij dhe u mblodhën jashtë ndërtesës së policisë islamike, njohur si Hisbah, duke kërkuar veprim të menjëhershëm ndaj artistit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këngëtari, i cili është momentalisht në dënim, është fshehur që kur kompozoi këngën.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment