Showbiz

Biznesmenia Silvana Baltadori për vajzat shqiptare: Pa suportin e një mashkulli nuk zënë dot një vend pune, janë parazite të thjeshta që reklamojnë markat e cantave

VIDEO
Ndër të tjera ajo tha se ka vajza në Shqipëri që janë kukull na duart e meshkujve e se ndihen shumë bosh nëse nuk kanë suportin e tyre. 
Featured image of article: Biznesmenia Silvana Baltadori për vajzat shqiptare: Pa suportin e një mashkulli nuk zënë dot një vend pune, janë parazite të thjeshta që reklamojnë markat e cantave Silvana Baltadori

TIRANË– Biznesmenia Silvana Baltadori (Hejineman) ishte e ftuar ditën e sotme në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në Report TV. Ajo tha se konkurrenca femrore është një mënyrë këndvështrimi ndërsa thekson se në Shqipëri shumë vajza e gra suportohen nga meshkujt dhe nuk kanë arritur asgjë vetë. Ndër të tjera biznesmenia tha se ka vajza në Shqipëri që janë kukull na duart e meshkujve e se ndihen shumë bosh nëse nuk kanë suportin e tyre.

“ Unë nuk tërhiqem aspak nga bukuritë fake nga femrat e silikonuara, të botoksuara me ato qerpikët fallco, gjithcka në fallcitete. të kurohesh për mua është një koncept tjetër, është të gëlltisësh brenda kulturë sepse kjo gjë nuk të lë asnjëherë të dukesh një grua e shëmtuar. Në Shqipëri ka plot të tjera që kanë një mirëqënie shumë më të mirë se unë, por e kanë krijuar vetë këtë apo është një kukull në duart e të dashurit apo të një burri biznesmen dhe vetë është një njeri krejt injorant ose një njeri që pa suportin e këtij mashkulli as vendin e punës ose në rastet më dërrmuese nuk kanë as punë fare, janë parazite të thjeshta që reklamojnë markat e cantave, janë femra vanite, shumë bosh dhe unë jam e sigurtë që kanë edhe depresionet e tyre brenda” përfundoi ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment