Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Biznesmeni Vasil Bedinaj hap rrjetin e hoteleve për të prekurit nga tërmeti: Lutemi për Shqipërinë
29 Nëntor 2019, 16:03Nga DOSJA
VLORË– Biznesmeni Vasil Bedinaj ka vënë në dispozicion rrjetin e tij të hoteleve për të gjithë familjarët e prekur nga tërmeti, të cilët kanë nevojë për strehim.
Në një status në rrjetet sociale, Bedinaj shkruan se Hotel Regina City, Florence, Al Hotel dhe Jerolda Hotel vihen në dispozicion të shtabit të energjencave, në mënyrë që hapësirat e bizneseve të tij të strehojnë familjet që kanë nevojë.
Më tej, biznesmeni u bën thirrje edhe qytetarëve të tjerë të solidarizohen me këtë situatë pasi është momenti që të lutemi për Shqipërinë.
“Miq, në këto orë të vështira për Shqipërinë duam t’ju gjendemi pranë bashkëqytetarëve të prekur. Regina Group nga ky moment vë në dispozicion rrjetin e hoteleve të saj, për akomodim të familjeve të prekura. Hotel Regina City, Florence, Al Hotel dhe Jerolda Hotel vihen në dispozicion të shtabit të energjencave. Vlora fatmirësisht është një vend i sigurt për akomodim në këtë moment. Ftoj bizneset e qytetit të solidarizohen, vendi po kalon momente të vështira. Lutemi për Shqipërinë e solidarizohemi me dhimbjen e vëllezërve e motrave që luftuan për jetën, ata që ende luftojnë apo ata që humbën përballjen me natyrën. KURAJO”- shkruhet në reagim.
50 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat e nxjerra janë përcjellë për në banesën e fundit.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Diena Karanxha, Saimir Gregu dhe Klement Çupi ishin mes 49 viktimave që shkaktoi tërmeti tragjik i tre ditëve më parë në vend. Ata u nxorrën gjallë dhe t...
TIRANË- Një tjetër pallat pesëkatësh me 40 hyrje është shpallur i pabanueshëm pas isnpektimeve në terren në njësinë administrative nr 6 në zonën e Kombinat...
DURRËS- Në qytetin e Durrësit, duke se ka nisur sërish jeta. Qytetarët të plagosur në shpirt nga tërmeti i 26 nëntorit kanë marrë guximin që të jetojnë sër...
DURRËS- Zjarrfikësit italianë të “Vigili del Fuoco”, po punojnë pa ndalur për të nxjerrë nga rrënojat trupat e viktimave të tërmetit shkatërrues të 26 Nënt...
TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit, kanë qenë të shumta reagimet për familjarët e viktimave dhe të prekurit nga tërmeti tragji...
THUMANË– Anjeza Maja, moderatorja që tashmë është pjesë e “ERTV”, ka shkelur krejtësisht etikën teksa ditën e sotme është shfaqur me pallto të bardhë...
DURRËS- Pas luftës me Bajlozin e Zi, ashtu rreckosur, sakatuar, plagosur deri në palcë, pa shkëlqim dhe hijeshi, Durrësi është strukur nën vete, pa bijtë e...
DURRES- Mes dhimbjes së madhe dhe lotëve, në Thumanë është zhvilluar ceremonia mortore bëhen nderimet e fundit në kujtim të dhjetra personave që humbën jetën pa...
TIRANË– Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka qenë si shumë të tjerë për të prekurit nga tërmeti, pranë tyre duke i ndihmuar me ushqime dhe rroba...
THUMANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot pranë familjes Vata dhe të tjerave që humbën anëtarët e tyre në tragjedinë e 26 nëntorit. Berisha is...