Aktualitet

Abuzimet me ‘anti-informalitetin’, biznesmeni: Kushërinjtë Shimaj, drejtorët e Tatimeve, gjoba mijëra euroshe mbi bizneset (DENONCIMI)

Biznesmeni denoncon abuzimet e aksionit informalitetit. Ai ka deklaruar se Drejtori i Hetimit Tatimor Verior Agim Shimaj dhe drejtori i Tatimeve ne Lezhë, Florian Shimajt vënë gjoba dhe iu bëjnë presion biznesmenëve dhe marrin nga këta të fundit rroga mujore që shkojnë nga 1 mijë deri në 2.5 mijë euro.
Featured image of article: Abuzimet me ‘anti-informalitetin’, biznesmeni: Kushërinjtë Shimaj, drejtorët e Tatimeve, gjoba mijëra euroshe mbi bizneset (DENONCIMI) Agim Shimaj

Shqipëri- Një biznesmen në veri të vendit ka denoncuar për Dosja.al se lufta e anti-informalitetit, nismë e qeverisë Rama, nuk ka bërë asgjë tjetër përveç se ka rritur pazaret e përfitimeve të Drejtorit të Hetimit Tatimor Verior Agim Shimaj dhe drejtorit të Tatimeve ne Lezhë, Florian Shimajt.

Ai shprehet se deri më tani kushrinjtë Shimaj që kanë edhe poste drejtuese, nuk ka zbatuar ligjin dhe bëjnë presioneve dhe gjoba ndaj bizneseve. Sipas tij ata marrin rrogë mujore ndaj bizneseve që të mos i gjobitin.

“Le të përgjigjen, nuk po hyj me emra konkret të resorteve që në bashkepunim “Padronet Shimaj” marrin rroga mujore 1.000 – 2.500 euro në muaj për të mos i gjobitur, por vetëm kontrolle fiktive.”, shprehet ai.

Denoncimi

Lufta e fundit Anti-Informalitet ne dukje e ashper ndaj subjekteve abuzuese, ne rajonin e veriut vecanerisht ne Shkoder dhe Lezhe nuk ka bere asgje tjeter pervec se i ka rritur pazaret e perfitimeve dyshes padrone te tatimeve ne veri, kusherinjve te pare, Drejtorit te Hetimit Tatimor Verior Agim Shimaj dhe drejtorit te Tatimeve ne Lezhe, Florian Shimaj.

Padronet Shimaj, qe kane zaptuar tatimet ne veri dhe po perfitojne dita-dites prej muajsh me presione dhe gjoba private ndaj bizneseve, ne bashkepunim me njeri-tjetrin me bekimin e Zv Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve E. Hoxha, jane bere prej 2 muajsh makthi i bizneve. Rezultatet e ketyre dy drejtoreve, krahasuar me drejtorite e tjera tatimore jane skandaloze, si ne leshimin e kuponit te subjekteve ku ne shumicen e bizneseve ne Shkoder dhe Lezhe nuk leshojne kupon fare, as ne deklarimin dhe mbledhjen e TVSH-se, as ne arketimin e borxhit, si dhe shtimin e numrit te punonjesve te siguruar. Po perse i mbajne ne pozicionet drejtuese kur s’kane rezultate kusherinjte e afert Agim Shimaj dhe Florian Shimaj, per perfitime vetiake? Cfare borxhi u paska patur shteti ketyre dyve qe ne konflikt interesi ne te njejtin territor kane zaptuar dy drejtorite me te rendesishme te mbledhjes se te ardhurave? Ne te gjithe Tiranen jane bllokuar resorte dhe bar-restorante te medha, po ashtu ne Jugun e Shqiperise. Po ne Veri, cili eshte resorti i madh qe padronet kane bllokuar? Cili eshte Bar-Restoranti qe kane bllokuar keto dy zoternjite nga data 01 Qershor deri me sot, per gati 3 muaj? Zero, asnje te bllokuar nderkohe informlaiteti eshte me rende se kurre. Verifikojeni restortet e medha te rera e hedhur, cdo sherbim eshte pa kupona, punonjes pa deklaruar, shezlonet pa kupone, informalitet total, kur arketojne me miliona leke cdo dite. Po vijen tjeter bregedetare nga Porti i Shengjinit gjer ne Kune, cfare kane bllokuar per mos leshim kuponi, nderkohe qe velojne restorantet e peshkut dhe njesite e sherbimeve. Perse s’kane asnje bllokim, asnje rezultat? Le te pergjigjen, nuk po hyj me emra konkret te resorteve qe ne bashkepunim “Padronet Shimaj” marrin rroga mujore 1.000 – 2.500 euro ne muaj per te mos i gjobitur, por vetem kontrolle fiktive. Nese duhen emra, i nxjerri pa problem ne nje shkrim te dyte, bashke me foto e video.

Po donzhuani 50-vjecar i Hetimit, Agim Shimaj cfare resorti ka bllokuar per mos leshim kuponi ne vijen bregdetare te Velipojes? Cili eshte rezultati i tij ne luften ndaj informalitetit, se per rezultat personal te xhepave te tij, e kemi marre vesh.

Eshte nje turp i madh qe Ministria Denaj i ka lene ne dore veriun ketyre dy kupukeve, edhe ne konflikt interesi ne drejtori, por edhe me te shkuar ordinere. Te goditur fizikisht nga bizneset, per gjobevenie si hienat. Ne Gusht 2017 e shemtuan ne fytyre drejtorin aktual te tatimeve te Lezhes, Florian Shimaj ne Elbasan, se kerkonte para me dhune dhe nuk levizte nga biznesi pa marre gjoben private, por mori grushtin fytyres si gjobevenes ordiner (e dijne gjithe tatimet e Shqiperise). Me 24 Gusht 2015 e rrafin Agim Shimajn drejtorin donzhuan te Hetimit Tatimor te Veriut, edhe ky me gjoba private ndaj biznesve, por u kishte ardhe ne maje te hundes duke i dhene para ketij, s’kishin rruge tejter vec te shfryenin fizikisht njerezit e thjeshte (http://www.starplus-tv.com/goditet-kreu-i-inspektoriatit-te-punes-agim-shimaj/). Po kete Gusht, si muaji kur Padronet Shimaj “sistemohen nga bizneset qe u vjen ne maje te hundes”, a do kemi histori te perseritur per padrejtesite qe po bejne cdo dite?

I bej thirrje Kryeministrit, Ministres Denaj, Drejtoreshes se Pergjithshme te Tatimeve Delinda Ibrahimi se po marrin para pa fund ne emer te saj, te veprojne dhe ti qerojne keta te pa afte nga keta pergjegjesi qe i kane lene. Shqiperia dhe veriu ka njerez te ndershem, te afte e punetore, ju lutem jo me me konflikt interesi, jo me me karta te djegura, jo me me servila, jo me me fasada si kusherinjte Shimaj qe bllokojne dhe bejne statistikat duke gjobitur kioskat e fukarenjve dhe resortet e medha qe kane qarkullimin e parase vazhdojne e nuk paguajne me “bekimin e rrogave mujore” qe Shimajt pervetesojne.

Me nderime, nje biznesmen qe deshiron te mbetet anonim, por qe me shpirte nder dheme po ecim cdo dite se e dua kete vend, por e dua pa monstra e gjakpiresa te padrejtesise. Faleminderit nese e publikoni qe te sensibilizohen te gjithe!

J.V/Dosja.al

Një Koment në “Abuzimet me ‘anti-informalitetin’, biznesmeni: Kushërinjtë Shimaj, drejtorët e Tatimeve, gjoba mijëra euroshe mbi bizneset (DENONCIMI)

  1. Ketij skuthit te lezhes do i mblidhen edhe shume te tjera bashke. Nga padron do behet lypsar😂😂😂😂

Shto Koment