Kulture

Biznesmeni shpreh dëshirën për rindërtimin e shtëpisë së Faik Konicës, Bashkia: Nuk ekziston asgjë në emër të tij

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Ekrem Bardha, ka shprehur dëshirën për të rindërtuar shtëpinë e kolosit të letrave shqipe Faik Konica, por sipas bashkisë, nuk ka asnjë shtëpi në emër të tij apo të dikujt tjetër.
Featured image of article: Biznesmeni shpreh dëshirën për rindërtimin e shtëpisë së Faik Konicës, Bashkia: Nuk ekziston asgjë në emër të tij

Konicë- Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Ekrem Bardha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur dëshirën për rindërtimin e shtëpisë së kolosit të letrave shqipe, Faik Konica. Por pavarësisht dëshirës, në përgjigjen e marrë nga bashkia, rezulton se shtëpia e shkrimtarit të madh nuk rezulton as në emrin e tij, e as në të tjetër kujt, duke pamundësuar rindërtimin e saj.

Postimi i plotë:

Te nderuar miqte e mi ne facebook

Ka disa kohe qe ju kam treguar idene dhe deshiren per te realizuar nje rikonstruksion te viles te ZOTIT FAIK KONICA ne Konice.

Sic ju kam thene, u takova me kryetarin e bashkise se Konices. dhe ai me premtoi, qe do te shikoj kete mundesi dhe do te me ktheje pergjigje.

Tashme, e kam marr nje pergjigje, dhe ai thote se ne shtepine e te madhit Faik Konica, nuk konfiguron as ne emrin e tij dhe te askujt tjeter.

Kjo do te thote, nese nuk eshte ne emrin e tij, athere, nuk ka mundesi qe te ri ndertohet dhe te vendoset emri e tij.

Postimi i biznesmenit Ekrem Bardha

Por pas këtij postimi ka reaguar edhe fotografi Roland Tasho, i cili me anë të një komenti, i ka dërguar biznesmenit fotografinë e shtëpisë së rrënuar të Faik Konicës.

Komenti i fotografit Roland Tasho

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment