Rajoni

Biznesmeni ankohet për prerjen e parave, publikohet videoja e dytë që po trondit Maqedoninë e Veriut, dëgjohet edhe një zë gruaje

Me titullin “Rasti trondit qeverinë në Shkup” sot në mëngjes në faqet e gazetës italiane “La Verita” është publikuar materiali i ri në lidhje me rastin “Reket”.
Featured image of article: Biznesmeni ankohet për prerjen e parave, publikohet videoja e dytë që po trondit Maqedoninë e Veriut, dëgjohet edhe një zë gruaje Pamje nga video

MAQEDONI E VERIUT- Një ditë pas publikimit të videoskandalit që tronditi politikën e Maqedonisë së Veriut, ku tregohej skema e zhvatjes së miliona eurove, gazeta italiane “La Verita” ka publikuar një tjetër video.

Me titullin “Rasti trondit qeverinë në Shkup” sot në mëngjes në faqet e gazetës italiane “La Verita” është publikuar materiali i ri në lidhje me rastin “Reket”.

Pjesë e artikullit është përgjimi i bisedës telefonike mes Boki 13 dhe Orce Kamçev, ku biznesmeni kërkon shpjegime se përse paratë ishin me prej 50 eurosh. Ndërsa Kamçev me të qeshur i shpjegon nxitimin e tij për të përgatitur vazlixhen dhe mungesën e prerjeve të tjera.

Gjatë bisedës dëgjohet edhe një zë gruaje, e cila i thotë Kamçevit “mos u brengos, çdo gjë do të jetë në rregull!”.

Një ditë më parë gazeta italiane “La Verità” ka publikuar një material filmik, i cili është regjistruar në shkurt të këtij vitit dhe ku tregohet skema e zhvatjes së miliona eurove.

Në videon e publikuar shihen eurot e paketuara me specifikime të shënuara me dorë në fleta, që mendohet se shënonin shumën e parave. Gjatë bisedës përmendej edhe prokurorja speciale publike, Katica Janeva.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment