Aktualitet

Biznesmen apo…? Kush është shqiptari i vrarë në Brazil, ish-ortak i kompanisë në Çeki, hoqi dorë dhe iku në Sao Paolo

Rezulton se 47-vjeçari ka qënë pronar i një firmë në Çeki, e cila mban ende mbierin e tij. Por më 9 mars të 2019 ai ka hequr dorë si ortak.
Featured image of article: Biznesmen apo…? Kush është shqiptari i vrarë në Brazil, ish-ortak i kompanisë në Çeki, hoqi dorë dhe iku në Sao Paolo

BRAZIL– Detaje të reja janë mësuar lidhur me të shkuarën e Ilir Zelkës, shqiptarit që u vra në Brazil ditën e djeshme. Rezulton se 47-vjeçari ka qënë pronar i një firmë në Çeki, e cila mban ende mbierin e tij. Por më 9 mars të 2019 ai ka hequr dorë si ortak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

47-vjeçari Ilir Zelka është qëlluar me snajper teksa po hante mëngjes në një restorant në një prej zonave më të shtrenjta të Brazilit. Ai është vrarë me snajper nga një i ri, që e ka qëlluar dhe më pas ka braktisur mjetin e tip motoçlikletë. Nuk dihen ende detajet se përse është vrarë shqiptari, i cili nuk është i njohur në vendin tonë.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment