SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANë – Qeveria e Shqipërisë ka miratuar projektligjin për gjobitjet e bizneseve. Dy propozimet e Këshillit të Ministrave janë: gjobitje me 60 mijë lekë për deklarimi në regjistër i të dhënave të pavërteta dhe gjobitje po me 60 mijë lekë për mosregjistrimin fillestar dhe regjistremeve të tjera të detyrueshme brenda afateve.
Këto ndryshime do të diskutohen në komisionet parlamentare. Sipas propozimeve të reja të qeverisë, këto gjoba katërfishohen (nga 15 mijë në 60 mijë lekë).
Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 15 Dhjetor 2021:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9723, DATË 3.5.2007, “PËR REGJISTRIMIN E BIZNESIT”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9723, DATË 3.5.2007, “PËR REGJISTRIMIN E BIZNESIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Pikat 2 dhe 3, të nenit 74, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“2. Deklarimi në regjistër i të dhënave të pavërteta, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 60 000 lekë.
3. Moskryerja e detyrimit për regjistrimin fillestar dhe regjistrimet e tjera të detyrueshme, brenda afateve të parashikuara nga ky ligj, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 60 000 lekë.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA
(d.v/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
ELBASAN– Dalin pamjet e para të darkës që po zhvillon kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e huaj në Shqipëri. Dosja.al ka siguruar një foto nga darka që...
TIRANË- Anëtarja e Lëvizjes Demokratike të Gruas, Edith Harxhi ka deklaruar se nga momenti që ka folur kunda Lulzim Bashës, është linçuar nga një ng...
TIRANË– “Sali Berisha nuk është përgjegjës për 21 janarin, ai ka qenë në zyrë dhe urdhri është dhënë nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Bas...
TIRANË– Ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka paralajmëruar përfshirjen e ambasadës amerikane në Shqipëri për...
TIRANË – Ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari beson se babai i saj Azem Hajdati, ish-udhëheqësi i Lëvizjes së Dhjetorit 1990 dhe “...
TIRANË – Ish-deputetja e “opozitës parlamentare” në legjislaturën e kaluar Rudina Hajdari beson se ish-kryeministri Sali Berisha është pe...
TIRANË- Përplasjet e sotme në selinë e Partisë Demokratike kanë agravuar sot në konflikt verbal por edhe fizik, ky qendra ishte aktivistja shqiptaro-amerik...
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama nuk zhgënjen! Sot, ai ka shtruar një darkë për të gjithë ambasadorët e huaj në Shqipëri, e ku vallë? Siç dallohet qa...
TIRANË– Një përplasje verbale ka shpëtuar nga “syri” i mediave sot në shkallët e selisë blu, ku shkak janë bërë deklaratat e aktivistes Evi Kokalari ...
TIRANË– Ish-kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi është shprehur ashpër lidhur me përplasjen e ndodhur sot në selinë e Partisë Demo...