Rajoni

Bizneset/ Ministri i Maqedonisë së Veriut: Ne jemi më të hapur se Shqipëria

Bekteshi shpjegoi skemën ndihmës së Maqedonisë së Veriut për qytetarët dhe bizneset, ku theksoi se ndryshe nga Shqipëria, shumë biznese nuk e kanë ndërprerë aktivitetin.
Featured image of article: Bizneset/ Ministri i Maqedonisë së Veriut: Ne jemi më të hapur se Shqipëria Kreshnik Bekteshi

TIRANË– Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me ndikimin e koronavirusit në ekonomi.

Bekteshi shpjegoi skemën ndihmës së Maqedonisë së Veriut për qytetarët dhe bizneset, ku theksoi se ndryshe nga Shqipëria, shumë biznese nuk e kanë ndërprerë aktivitetin.

“Ne si qeveri në muajit e parë në vitit 2020, në veçanti në vitin 2019 kemi pasur rritje të hyrave të buxhetit të vendit duke u bazuar në investimet e huaja dhe hapjen e tregut në Maqedoninë e Veriut, pra tërheqjen e investitorëve. Të jemi i sinqert në kemi bërë disa skenare përsa i përketë rënies së të hyrave në buxhetin e shtetit që me fillimin e krizës. Me shpalljen e gjendjes ss jashtëzakonshme u zhbllokuan dhe duart e qeverisë për të marrë masat konkrete.”

Sa paguani për punëtorët që kanë humbur punën?

Paguajmë 50% të rrogës që ka pasur paraprakishtë, por për çdo kompani që ka zvogëlim të xhiros 30% të xhiros oaguajmë rrogën minimale 236 euro për punonjës në çdo kompani për dy muajt er ardhshëm. Do të përfshihen rreth 25000 në sektorin real në sektorin publik nuk asnjë zvogëlim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si suvencionohen xhirot e bizneseve?

Nëse dikush ka pasur një xhiro prej 1 milionë euro dhe ka 700 000 euro automatikisht ai kualifikohet për të marrë masat. Ky biznes merr për çdp punonjës 236 euro për punonjësit që janë larguar merr 50% të rrogës por kemi dhe linja kreditore që japim për bizneset dhe sot miratuam mbi 254 aplikime, prej 5000 deri në 30 000. Tani fillojmë me etapën e dytë që kemi destinuar mbi 8 milionë euro për kompanitë të cilat do të kenë mundësi të marrin kredi me interesë zero. Në krahasim me Shqipërinë nejemi më të hapur, përveç bareve,restoranteve dhe hoteleve të gjitha bizneset e tjetra punojnë.

Marrè nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment