LIVE UPDATES
Aktualitet

Bizneset e mëdha ulin ndjeshëm kërkesën për kredi në banka, preferojnë të financohen nga burimet e tyre (tregu informal)

25 Korrik 2019, 11:19 Nga DOSJA
Bizneset e mëdha ulin ndjeshëm kërkesën për kredi

Bizneset e mëdha kanë ulur ndjeshëm kërkesën e tyre për kredi në banka, sipas tabelave të Bankës së Shqipërisë, të publikuara në kuadër të vrojtimit të aktivitetit kreditues në tremujorin e dytë të vitit.

Balanca e kërkesës për kredi nga bizneset e mëdha është negative prej -12.9, shumë më e lartë se mesatarja e gjithë bizneseve prej -4.5. Një balancë negative tregon rënie të kërkesës së kredi. Për bizneset e mesme dhe të vogla, kjo balancë është pozitive prej 5.4, çka nënkupton që sipërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë shtuar kërkesën për të marrë hua nga bankat.

Bizneset, kryesisht të mëdha, kanë ulur kërkesën për kredi për dy arsye:

Së pari, ato kanë më pak plane për investime. Balanca e huasë për investime ishte negative prej -18.4, e dyta më e ulëta në dy vitet e fundit, pas tremujorit të tretë 2018. Negativisht ka ndikuar dhe klima politike, teksa indeksi i besimit të biznesit u shfaq i përkeqësuar në tremujorin e dytë.

Së dyti, bizneset rezultojnë të financohen me burime të brendshme, një tendencë që ka rezultuar e lartë për katër tremujorët e fundit, me një balancë mbi -10 në tremujorin e fundit 2018 dhe të parin e këtij viti dhe -7.4 në tremujorin e dytë. Vlerat negative të kësaj balance tregojnë se ky tregues ka ndikuar negativisht në kërkesën për kredi. Burimet e brendshme të kompanisë vijnë nga likuiditetet që ajo mund të ketë gjeneruar, ose nga huaja informale.

Por, ndërkohë, biznesi rezulton që të ketë shtuar kërkesën për kredi për likuiditete, ndryshe nga ajo për investime.
Huaja për ekonominë ka qenë e dobët në dy vitet e fundit duke pasur një rritje reale, (duke përjashtuar efektin e kursit dhe fshirjen e kredive) rreth 5%.

Në një takim të fundit me drejtuesit e bankave, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se Banka e Shqipërisë ka marrë hapa për hartimin e një plani konkret masash, që synon përmirësimin e sasisë dhe të cilësisë së kreditimit. Guvernatori Sejko u shpreh se kreditimi është një proces me rëndësi të ndërsjellët për të gjitha palët, ku një përqasje sa më aktive ndaj tij do të mundësojë një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë, jo vetëm për industrinë bankare, por dhe për ekonominë e vendit.

Në këtë drejtim, Guvernatori theksoi rëndësinë e vënies në jetë të një plani masash, synimi i të cilit është të rigjallërojë procesin e kreditimit të shëndetshëm në vend. Ky plan masash i hartuar tashmë nga Banka e Shqipërisë iu është dërguar për konsultim bankave tregtare në vend. Përfaqësuesit e bankave, nga ana e tyre, mbështetën hartimin dhe zbatimin e këtij plani, i cili do të shërbejë si një platformë ku të gjithë aktorët e tregut pritet të japin kontributin e tyre për të nxitur procesin e kreditimit.

Marrë nga Monitor 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bizneset preferojnë financim të tyre ulet kërkesa për kredi të buta bizneset preferojnë financim të tyre ulet kërkesa për kredi të buta

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën