LIVE UPDATES
Aktualitet

Biznes fitimprurës! Apartamentet në bregdet një investim i sigurtë, si variojnë çmimet në Jug të Shqipërisë

17 Maj 2021, 05:24 Nga DOSJA
Biznes fitimprurës! Apartamentet në bregdet një investim i

Në kushtet kur qiratë dhe çmimet e shitjes së apartamenteve në bregdet janë rritur, investimi për prona në këto zona mund të cilësohet biznes fitimprurës. Agjentët imobiliarë pohojnë se mbetet një investim i sigurt dhe pasuria e patundshme mund të japë fitime të kënaqshme sot, nëse kërkon që të bësh biznes me të. Qiratë e larta dhe çmimet e pronave që rriten, nuk e zgjasin shumë afatin e kthimit të investimit dhe garantojnë nivele të larta nga të ardhurat.

“Duke llogaritur kthimin e investimit nga qiraja për një pronë në bregdetin e Durrësit mund t’i marrësh minimalisht 0,5 – 0,6% në muaj. Investimi i bie të kthehet në rreth 18-20 vjet”, pohon Klajdi Memajdini nga “Devinf”. Raporti mes nivelit të qirave me çmimin e shitjeve vitin e kaluar në periudhë krize, për shkak të distancimit social u ngushtua së tepërmi.

Në Gjirin e Lalëzit, në muajt e sezonit turistik, qiraja ditore e një vile teke arriti 300 euro dhe 60 euro për apartamentet 1+1. Çmimi i qirasë për vilat elitare arriti 10,000 – 12,000 euro për të gjithë sezonin. Investimi në pasuri të patundshme në bregdet është një zgjedhje e zgjuar, pasi çmimet e tyre po rriten nga vit në vit dhe mund të përfitohet edhe nga rishitja.

Leverdishmëria më e madhe për investim pronash është në Jug të vendit. Përfaqësuesja e real estate “Balfin Real Estate & Hospitality”, Ledia Telhai, pohon se për shkak të kërkesës të lartë, investimi i pronës në “Green Coast” rikthehet menjëherë dhe shumë herë më i lartë është fitimi nga rishitja. “Do të mjaftonin 4-5 vite, që vetëm nëpërmjet qirasë, të rikuperohet vlera e investimit të një apartamenti apo vile, duke pasur parasysh tipologjinë e klientëve elitarë që i frekuentojnë ato”.

A mund të kreditohen të huajt për blerje shtëpie në bregdet

Në qytetin e Sarandës është krijuar një stok prej 600 – 700 apartamentesh të pashitura për shkak të çmimeve të larta, por edhe nga prona më të lira, por larg detit. Për zgjidhjen e këtij ngërçi, drejtuesi i një prej agjencive imobiliare në Sarandë, z. Eron Çumani, propozon kreditimin e shtetasve të huaj nga bankat shqiptare, pasi kërkesa për këto prona është e lartë. Sipas tij, bankat e nivelit të dytë në Shqipëri duhet të kreditojnë shtetasit e huaj, nëse ata disponojnë gjysmën e vlerës së pasurive të paluajtshme. Pjesa tjetër mund të kreditohet bazuar në të ardhurat e disponueshme të shtetit ku kredimarrësi jeton.

“Në shumë vende të rajonit, për vlera të caktuara monetare, vendoset partneriteti i kreditimit mes shtetasve të huaj të interesuar për të blerë një pronë dhe bankës. Skema zbatohet më së shumti në Spanjë dhe në Malin e Zi, pasi kërkesa për apartamente nga të huajt është e lartë. Kërkojmë që edhe në Shqipëri, politikat kredituese të bankave të nivelit të dytë të kenë të njëjtën qasje me shtetasit e huaj. Në rast të kundërt, besoj se shumë kërkesa të shtetasve të huaj për blerje të pasurive të paluajtshme në Sarandë nuk do të arrijnë të finalizohen”, pohon drejtuesi i “Invest Property”.

Në Shqipëri, sipas sqarimit që Banka e Shqipërisë pohoi për “Monitor” kuadri rregullativ nuk e pengon kreditimin e shtetasve të huaj jorezidentë. “Bankat, në ushtrimin e veprimtarisë së tyre, gëzojnë pavarësi operacionale, përcaktim ky i bërë në ligjin përkatës për bankat. Si të tilla, ato janë të lira të marrin vendime dhe, konkretisht, në përcaktimin e kritereve sasiore dhe cilësore për përzgjedhjen e huamarrësve të mundshëm, pa dallim nacionaliteti apo rezidence.

Banka e Shqipërisë sigurohet që bankat të kenë struktura të ngritura për administrimin e rreziqeve, si nga pikëpamja organizative ashtu edhe ajo e kuadrit rregullativ e operacional të brendshëm. Po ashtu sigurohet që këto elemente të zbatohen sa më rigorozisht në veprimtarinë e saj. Banka e Shqipërisë ka vendosur rregulla prudenciale për mbrojtjen e bankave nga rreziqe të mundshme siç janë kërkesat për kapital dhe provigjionim të ekspozimeve ndaj huave të dhëna, përveç kërkesave cilësore referuar infrastrukturës së përmendur më sipër”, nënvizon Banka e Shqipërisë.

MONITOR

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet apartamentet në bregdet apartamentet në bregdet

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni