LIVE UPDATES
Editorial

Bitcoin, paraja e së ardhmes?

27 Tetor 2021, 13:18 Nga DOSJA
Bitcoin, paraja e së ardhmes?

Nga Meri Lika (burimi kryesor CNN)

Në datën 7 shtator, Salvadori u bë vendi i parë në botë i cili filloi përdorimin e kriptomonedhës Bitcoin. Për të nisur përdorimin e bitcoin, Salvadori ka zhvilluar portofolin e tij elektronik dhe ka njoftuar blerjen e 200 bitcoin shtesë. Gjithsej 400 bitcoin që do të përdoren për t’i dhënë çdo qytetari një bonus prej 30 dollarësh në kriptomonedhë përmes Chivo, aplikacioni zyrtar i Qeverisë së Salvadorit.

Përdorimi i kësaj monedhe kishte si objektivi që të shërbejë për të “hapur më shumë mundësi për të gjitha llojet e bizneseve, për të ulur kostot dhe për të tërhequr turistë nga gjithë bota”, sipas vetë Nayib Bukele, president i vendit dhe promotori kryesor i kësaj nisme.

Bukele, i cilësuar si autoritar, autokrat madje shpesh edhe si një diktatoruc, e ka mbrojtur nismën e tij duke u shprehur: “Si çdo inovacion, procesi i bitcoin në Salvador ka një kurbë mësimi. Çdo rrugë drejt së ardhmes është e tillë dhe jo gjithçka do të arrihet brenda një dite ose në një muaj”.

Por cilat janë vështirësitë që ka hasur ky sistem gjatë këtyre pothuajse dy muajve që është në funksion?

Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka paralajmëruar Salvadorin se “ka një sërë çështjesh financiare dhe ligjore që kërkojnë analiza shumë të kujdesshme”.
Por Bukele, i cili ashtu si të gjithë liderët e vendeve të varfëra, i cili e imagjinon veten të futur, tashmë, në histori për revolucionin ekonomik dhe financiar që po realizon, ka anashkaluar paralajmërimet e bëra nga FMN-ja po ashtu edhe nga Banka Botërore.

Instituti i Amerikës Qendrore për Studime Fiskale, ka qenë kritikë ndaj kësaj nisme, duke konsideruar se “një nga rreziqet e para që kishim vënë re është se kostot e këtij eksperimenti paguhen nga popullata”, kjo sepse aplikacioni “Chivo” të cilin të gjithë qytetarët duhet ta shkarkojnë, ka një kosto fillestare prej 30 dollarësh.

Nëpër rrugët e Salvadorit filluan protestat me thirrjet “Jo Bitcoin”. “Nuk duam Bitcoin”.

Më 7 shtator, me mijëra njerëz marshuan drejt Kuvendit. Ata po protestonin kundër imponimit të bitcoin dhe për shkak se Bukele miratoi në mënyrë jokushtetuese rizgjedhjen e tij, dhe nga ana tjetër, miratoi një reformë që shkarkon një të tretën e gjyqtarëve në mbarë vendin (se me kë më ngjan ky rast deliri!)

“Dita e Bitcoin” në Salvador nuk shkoi mirë. Përdorimi i saj pati, dështime të mëdha teknike dhe një rënie ekstreme të vlerës së monedhës dixhitale aq të diskutueshme.

Po çfarë dështoi në këtë aventurë të Nayib Bukeles?

Sipas Financial Times dhe CNN, dështimi erdhi në disa pika:

– “Chivo Wallet”, një aplikacion që funksionon si portofol dixhital dhe i krijuar nga qeveria, nuk ishte menjëherë i disponueshëm në dyqanet kryesore të aplikacioneve. Në fund të ditës, ai u shfaq në platformat Apple dhe Huawei.

– Qindra njerëz protestuan kundër bitcoin në kryeqytet për mospranimin e kësaj monedhe.

– Çmimi i bitcoin e filloi ditën me rreth USD 53,000 përpara se të binte deri në 19%, sipas të dhënave nga Coinbase. Që atëherë, kriptomonedha ka rikuperuar disa humbje për t’u tregtuar afërsisht me USD 46,270.

Vetë Nayib Bukele, e mori me qetësi, rënien dramatike të çmimit.

“Bleva rënien”, tha Bukele me shaka në Twitter. Ai gjithashtu iu bashkua mbështetësve të kriptomonedhave në internet për të lavdëruar kompanitë e mëdha si McDonald’s për pranimin e bitcoin si pagesë.

Mbështetësit argumentojnë se adoptimi i bitcoin si mjet ligjor do t’i ndihmojë salvadorenët të shmangin tarifat e kushtueshme për remitancat nga jashtë, të cilat arritën në afro 6 miliardë dollarë vitin e kaluar, rreth një e katërta e PBB-së. Megjithatë, sipas analizës së bërë nga CNN për situatën, Bukele mund të jetë në gjendje të rregullojë defektet fillestare, por rreziqet më të mëdha të bitcoin do të zgjasin për një kohë të gjatë.

Në analizën e CNN dhe Bankws Botërore (e cila ka refuzuar të ndihmojë qeverinë salvadorene në përgatitjen e legjislacionit në lidhje me këtë aksion financiar), janë përcaktuar edhe rreziqet që do të ketë ekonomia dhe populli salvadoren.

Cilat janë rreziqet?

– Salvadori nuk ka monedhën e vet, por varet nga dollari amerikan. Shtimi i një monedhe tjetër në listë, e cila është e prirur për ndryshime të papritura në vlerë, do të komplikojë më tej buxhetin dhe planifikimin fiskal të qeverisë.

– Është gjithashtu një makth për familjet dhe bizneset, të cilët tani duhet të shpenzojnë kohë dhe burime për të vendosur nëse do t’i mbajnë fondet e tyre në dollarë apo në bitcoin. Me çmimet e kriptomonedhave të prirura për luhatje, kjo është një aventurë dhe lojë e rrezikshme.

– Një rrezik tjetër është adoptimi i bitcoin si mjet ligjor, i cili mund të jetë nxitësi i një lloj krimi të ri në lulëzim, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili ra dakord të sigurojë 389 milionë dollarë, financim emergjent, për Salvadorin, në prill të 2020-ës.

“Pa masa të forta kundër pastrimit të parave dhe luftës kundër financimit të terrorizmit, kriptomonedhat mund të përdoren për pastrimin e parave me origjinë të paligjshme, financimin e terrorizmit dhe shmangien e taksave. Kjo mund të përbëjë rreziqe për sistemin financiar të një vendi, ekuilibrin fiskal dhe marrëdhëniet me vendet e huaja dhe bankat korrespondente”, vuri në dukje FMN në korrik.

Por qeveria e Salvadorit u paralajmërua më shumë se kaq nga FM, ajo mori paralajmërim edhe nga Moody’s.

Në fund të korrikut, Moody’s Investors Service e vendosi borxhin e Salvadorit në territorin e kategorisë “junk”, duke përmendur “një përkeqësim në cilësinë e politikëbërjes”, siç është edhe vendimi i qeverisë për të miratuar bitcoin si monedhën e saj.

Moody’s tha se vendi mbetet i ndjeshëm ndaj goditjeve financiare që mund të rrezikojnë aftësinë e qeverisë për të paguar kreditorët duke filluar nga janari 2023. Kjo do të thotë se Salvadori ka të ngjarë të ketë nevojë për një ndihmë tjetër nga FMN.

Vendet e tjera duhet të ndjekin Salvadorin me kujdes ekstrem. FMN u kërkoi qeverive të përdorin forma të reja dixhitale të parasë vetëm kur mund të ruajnë stabilitetin financiar, efikasitetin dhe barazinë.

“Përpjekja për t’i bërë kriptovalutat një monedhë kombëtare është një rrugë e shkurtër, por krejt pakëshillueshme,” paralajmëroi FMN.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial analiza nga meri lika bitcoin meri lika monedha e bitcoin analiza nga meri lika bitcoin meri lika monedha e bitcoin

Sondazh

Poll
Editorial 25 Tetor 2021, 13:43

Rasti Kavala: Sprova e re mes BE dhe Turqisë

Osman Kavala nuk është dënuar asnjëherë për ndonjë krim, e megjithatë ai qëndron në paraburgim prej katër vitesh. Kjo megjithë një vendim të Gjykatës Europiane ...

Editorial 18 Tetor 2021, 13:15

Pse Humbi Albin Kurti?

Tregimi ndër shqiptarë se çdo çudi zgjatë jo më shumë se tre ditë dhe pastaj kalohet në një tjetër ngjarje çuditëse, për ta harruar atë të ...

Editorial 18 Tetor 2021, 11:13

Vazhdimi i revolucionit të Shën Valentinit

Konluzioni i përbashkët i të gjitha analizave, menjëherë sapo dolën shifrat e para të zgjedhjeve lokale në Kosovë, ishte rezultati shumë më i ulët që mori Vetëv...

Editorial 15 Tetor 2021, 12:08

Edmond, një histori moderne e heroit klasik

Është fundi i shekullit XIX. Një poet francez, Edmond Rostand, ndjek i dëshpëruar dështimin e pjesës së tij të fundit, përpara se të shkojë duarbosh dhe i ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni