LIVE UPDATES
Bota

Bisedimet e Paqes në Ballkan/ Trump fton në Shtëpinë e Bardhë liderin e Kosovës dhe të Serbisë

16 Qershor 2020, 07:34 Nga DOSJA
Bisedimet e Paqes në Ballkan/ Trump fton në Shtëpinë e

SHBA-Sipas The Wall Street Journal Serbia dhe Kosova do të marrin pjesë në këtë takim  marrëveshje parazgjedhore në Shtëpinë e Bardhë më datë 27 qershor.

Pavarësisht krizës së dyfishtë të revoltave që kanë përfshirë vendin dhe përhapjes së koronavirusit, Trump shpreson që arrijë një traktat paqeje formale jetëgjatë në një rajon që ka qenë një konlfikt i gjatë i superfuqive, për të përmirësuar kredencialet e politikës së tij të jashtme. Por rinisja e dialogut mes Kosovës të përkrahur nga SHBA-ja, dhe Serbisë një aleate e Rusisë, ka hapur menjëherë debate në Europë, ku diplomatët frikësohen se BE-ja po anashkalohet në oborrin e saj të pasmë.

Serbia dhe Kosova kanë konfirmuar se e kanë marrë ftesën për një takim në Uashington më 27 qershor.

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar të Dërguarin Special të presidentit Trump, Richard Grenell, i cili edhe do të koordinojë takimin në Shtëpinë e Bardhë, për orkestrimin e një “grushti shteti” ndaj tij, akuza që Grenell i mohon.

Disa udhëheqës në Europë thonë se marrëveshja potenciale krijon një precedent të rrezikshëm për shkak se mund të përfshijë shkëmbim të territoreve.

Ndërkohë kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili u zgjodh në krye të vendit më 3 qershor, tha për WSJ se qeveria e tij mezi po pret të hyjë në negociata nën patronazhin e SHBA-ve.

Lufta përfundoi më 1999, por për  dy dekadat e kaluara ka pasur raste sporadike dhune që kanë provokuar viktima në të dyja anët si dhe të paqeruajtësve në vend.

Kujtojmë se Trump u interesua personalisht vitin e kaluar për këtë çështje, pasi liderët nga të dyja vendet iu afruan administratës. Zyrtarët e administratës së Trump besojnë se zgjidhja e kësaj mosmarrëveshjeje të gjatë do ta ndihmonte atë në një kohë që bisedimet me Korenë e Veriut dhe presionet ndaj Iranit deri më tani kanë dhënë rezultate të kufizuara.

Pavarësisht çdo tensioni dhe konflikti mes Evropës dhe Amerikës për presionin e administratës Trump, një rezultat i suksesshëm do të zgjeronte ndikimin e Perëndimit në Ballkan, ku Kina dhe Rusia po konkurrojnë në mënyrë agresive, veçanërisht që nga fillimi i pandemisë.

Grenell thotë se presidentët dhe kryeministrat e dy ish-vendeve Jugosllave janë ftuar të udhëtojnë në Uashington për samitin, i cili mund të njoftojë përparim të rëndësishëm drejt një marrëveshjeje.

“Siç kemi thënë vazhdimisht, ne së pari duhet të bëjmë përparim në rritjen e ekonomive. Ky është fokusi ynë.”- ka shkruar Grenell në Tëitter.

“Administrata Trump po shtyn për një marrëveshje që përfshin “karotën” deri në 200 milionë dollarë në kredi amerikane me kushte preferenciale dhe “shkopin” e tërheqjes së trupave amerikane nga rajoni”, – thonë zyrtarë të lartë të SHBA-ve.

Robert O’Brien, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Trump, është shprehur se  kushti kryesor për mbështetjen e SHBA-së ishte që Kosova të hiqte tarifën e lartë për importet serbe.

Më tëj O’Brien deklaroi se SHBA u kishte thënë të dyja palëve se: Nuk jemi në gjendje të ndihmojmë nëse palët dëmtojnë ekonomitë e tyre përmes zbatimit të barrierave tregtare, përfshirë tarifat. 

Lëvizja diplomatike amerikane është mbështetur me entuziazëm në Beograd, kryeqytetin serb dhe Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.

“Unë jam plotësisht i bindur se SHBA-të dhe udhëheqja e presidentit Trump do të na ndihmojnë të arrijmë një marrëveshje.”- është shprehur Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Ai tha se beson në synimet e homologut të tij serb për të nënshkruar një marrëveshje. Kryeministrja serbe Ana Brnabic tha se Trump kishte injektuar shpresë të re për një zgjidhje.

“Kjo është një çështje me rëndësi thelbësore dhe strategjike dhe ne mezi presim të vazhdojmë dialogun.”-tha znj. Brnabic.

Mosmarrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës, dikur një provincë serbe, filloi pas shpërbërjes së Jugosllavisë në 1991. Në 1999, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut filloi një fushatë bombardimesh kundër Serbisë për të ndaluar atë që vendet perëndimore e quanin spastrim etnik kundër shqiptarëve kryesisht myslimanë të Kosovës. Kosova njihet nga mbi 100 vende, përfshirë SHBA, por nuk është në gjendje të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, siç janë Kombet e Bashkuara, sepse Serbia, e mbështetur nga Rusia dhe Kina,  e kundërshtojnë deklaratën e saj të pavarësisë.

Grenell tha se Serbia, si pjesë e nismës amerikane, ra dakord të ndalonte përpjekjet për të bindur vendet dhe organizatat që të kthejnë vendimet e tyre për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri i rrëzuar i Kosovës, Albin Kurti, u tha gazetarëve në mars se Grenell i kishte bërë presion që të binte dakord për një marrëveshje me Serbinë që përfshinte shkëmbimin e territoreve. Kurti, qeveria e të cilit mbaroi me një votim mosbesimi në parlamentin e vendit më 25 mars, gjithashtu kërcënoi qeverinë e re të Kosovës me trazira nëse zgjedhjet e reja nuk thirren për të zgjedhur një qeveri të re. Kurti qëndroi si kryeministër i përkohshëm deri më 3 qershor, kur Gjykata Kushtetuese tha që kryeministri i ri ishte emëruar sipas ligjit dhe se zgjedhjet nuk ishin të nevojshme.

Grenell i mohoi pretendimet e Kurtit se ai kishte nxitur një grusht shteti dhe tha se kurrë nuk kishte diskutuar për shkëmbim territoresh me asnjë nga palët. Ai tha se përparësia e administratës Trump është zhvillimi ekonomik.

“Ne mendojmë se çështjet politike do të jenë më të lehta për t’u zgjidhur pasi komuniteti i biznesit të lejohet të rritet në rajon.”- u shpreh tha Grenell.

Teksa Evropa dhe SHBA-të kanë punuar tradicionalisht si partnerë në Ballkan, kjo aleancë gradualisht është shpërbërë vitet e fundit. Gjermania ka udhëhequr kundërshtimin evropian ndaj shkëmbimit të territoreve në Ballkan, nga frika se kjo mund të nxiste një valë pretendimesh territoriale në një rajon të formuar nga lufta përgjatë viteve 1990.

Një muaj më parë Franca dhe Gjermania u bënë thirrje të dyja palëve të rifillojnë bisedimet nën kujdesin e BE-së. Duke iu referuar me elegancë shtysës së administratës Trump, ministrat e jashtëm të dy fuqive më të mëdha të Evropës thanë se një përpjekje e mirëfilltë paqësore kërkonte negociata të strukturuara mirë, të thella, me BE-në si një ndërmjetës të ndershëm. Zyrtarët evropianë janë dyshues se oferta ekonomike e Uashingtonit mund të zgjidhë çështjen kryesore e cila është politike, njohja e Kosovës nga Serbi.

Nuk ka ende asnjë koment të menjëhershëm nga BE për lajmet e fundit. Thaçi tha se Kosova ishte e vendosur për t’u anëtarësuar në BE, por ai shtoi se blloku ka bërë pak për të lehtësuar dialogun me Serbinë ose për të ofruar perspektivat e anëtarësimit në rajon.

“Unë dua që BE të bëjë veprime konkrete dhe të mos bëjë premtime boshe dhe të na japë leksione.”- është shprehur presidenti Thaçi.

Burimi: WSJ

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bisedimet e paqes dialogu kosoves serbi donald trump kosove serbi bisedimet e paqes dialogu kosoves serbi donald trump kosove serbi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni