Politike

Biseda telefonike me Di Maion, Basha: E garantova se PD do bëjë gjithçka për të përshpejtuar integrimin

Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm italian, Luigi di Maio. Basha bën me dije se i garantoi Di Maios , se PD do bëjë gjithçka për të përshpejtuar integrimin
Featured image of article: Biseda telefonike me Di Maion, Basha: E garantova se PD do bëjë gjithçka për të përshpejtuar integrimin Lulzim Basha dhe Luigi di Maio

TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm italian, Luigi di Maio. Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Basha bën me dije se e njohu Di Maion me përfundimin e kodifikimit të reformës zgjedhore. Gjithashtu kryedemokrati tregon, se ka garantuar ministrin Di Maio, se PD do bëjë gjithçka për të përshpejtuar integrimin.

Postimi i Bashës

Sot pata një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. E falenderova për ndihmën e madhe që Italia i ka dhënë Shqipërisë dhe për zërin e fortë në mbështetje të integrimit të Shqipërisë në BE. Ministrin Di Maio e njoha me përfundimin e kodifikimit të reformës zgjedhore, e cila është dhe një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Miratimi sa më parë i reformës do t’i hapë rrugë zbatimit të saj, duke shtuar garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. E garantova se PD do të bëjë gjithçka që i takon për të përshpejtuar procesin e integrimit. Italia do të jetë një partner kyç i PD në qeverisjen e vendit, si në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik, ku padyshim investitorët Italianë luajnë një rol të rëndësishëm“, shkruan Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministri i Jashtëm italian zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha, të cilëve i shprehu vlerësimin për arritjen e konsensusit për reformën zgjedhore. Gjithashtu ai kërkoi, që miratimi i reformës në Parlament, të bëhet para pushimeve verore.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment