Politike

Biseda me Shtëpinë e Bardhë, Rama tregon detajet: Bolton më falenderoi në emër të Trump

Rama thotë se në bisedën që kishte me John Bolton, Këshilltar për Sigurinë, në fokus ishte rajoni dhe arritja e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës.
Featured image of article: Biseda me Shtëpinë e Bardhë, Rama tregon detajet: Bolton më falenderoi në emër të Trump

Kryeministri Edi Rama ka treguar detaje nga biseda telefonike që ka patur me këshilltarin e Sigurisë së SHBA-ve, John Bolton.

Rama thotë se në bisedën që kishte me John Bolton, Këshilltar për Sigurinë, në fokus ishte rajoni dhe arritja e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës.

Rama shkruan në Twitter: Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria,rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama e përmendi edhe në Kuvend, bisedën që zhvilloi me Shtëpinë e Bardhë dhe tha se në dallim me Berishën, ai e ka të hapur rrugën për të kaluar Oqeanin. (Lexo ketu)

Shto Koment