Jete & Stil

Ava Marie dhe Leah Rose janë binjaket e bukura 9-vjeçare, që janë bërë modele

Vetëm 9 vjeç, vajzat tashmë janë bërë pjesë e botës së modelingut, dhe madje janë shumë të kërkuara.

Kaliforni – Jaqi dhe bashkëshorti i saj Kevin Clements, janë prindërit e dy vajzave binjake të  cilat janë cilësuar si binjaket më të bukura në botë.

Ava Marie dhe Leah Rose Clements kanë lindur në 2010 në Kaliforni. Që në momentet e para të jetës së tyre, vajzat po tërhiqnin shumë vëmendje nga njerzit që i shikonin, të cilët i thonin mamasë se duhet t’i bëntë modele, dhe ajo kështu bëri.

Binjaket lindën 8 muajshe, por mamaja e tyre shprehet se duke parë personalitetin e tyre, të paparashikueshëm, impulsiv, dhe që nuk kanë shumë durim, kjo gjë pritej.

Vetëm 9 vjeç, vajzat tashmë janë bërë pjesë e botës së modelingut, dhe madje janë shumë të kërkuara.

Burimi:GiveitLove 

E.C/Dosja.al

Shto Koment