Bota

Binjakët e bashkuar më jetëgjatë në botë, vdesin në moshën 68-vjeçare

Dy vëllezërit binjakë lindën të ngjitur, kur nëna e tyre priste të sillte në jetë vetëm një fëmijë, për shkak se mjekët nuk kishin parashikuar që ajo kishte dy fëmijë gjatë shtatzënisë.

OHIO-Ronnie dhe Donnie Gaylon, janë binjakët e bashkuar që kanë jetuar mëgjatë në botë krahasuar me binjakë të ngjashëm  me ta. Dy  vëllezërit 68-vjeçar Ronnie dhe Donnie Gayln, kanë vdekur më 4 korrik në qytetin e tyre të lindjes në Dejtn, Ohio.

Mediat e huaja shkruajnë se ata e kanë kaluar gjithë jetën të ngjitur me njëri-tjetrin, duke sfiduar shkencën.

Ronnie dhe Donnie Galyon kanë lindur më 28 tetor 1951 në gjendje shëndetësore shumë të mirë dhe kanë peshuar 11 kg. Ata u mbajtën për dy vjet në spital kur lindën, në përpjekje për t’i ndarë.  Por, kur mjekët thanë se ndarja mund të rrezikonte jetën e tyre, prindërit e binjakëve nuk pranuan që ta ndaheshin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment