Aktualitet

BILANCI/ 14 viktima dhe 873 raste me Covid-19 brenda 24 orëve në vend

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 14  pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 29 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.
Featured image of article: BILANCI/ 14 viktima dhe 873 raste me Covid-19 brenda 24 orëve në vend Të dhënat për Covid -19

SHQIPËRI-  965 viktima,  21 mijë e 487  të infektuar aktivë dhe 23 mijë e 609 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 14  pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gjirokastra,  1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kuçova të moshave 56-84 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 965. Gjatë 24 orëve  janë kryer, 2714 testime, dhe kanë rezultuar pozitivë 873 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 364 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 67 raste në Durrës, 57 raste në Elbasan, 45 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 25 raste në Lezhë, 22 raste në Librazhd, 19 raste në Krujë dhe Sarandë, 18 raste në Lushnje, 13 raste në Kubrin, 11 raste në Malësi e Madhe, 10 raste në Koçë, Përmet, Peqin, 9 raste në Tepelenë, 7 raste në Delvinë, 6 raste në Gjirokastër, Mallakastër, 5 raste në Pukë dhe Gramsh, 4 raste në Kukës, 2 raste në Kolonjë, 1 rast në Devoll, Has, Vlorë, Berat, Pogradec, Dibër, Kuçovë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 29 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 537 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 23.609 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Zbatoni me përpikmëri rregullat dhe mos e ulni vigjilencën asnjë moment, duhet të mbroni shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj nga ky virus i rrezikshëm.

COVID-19 – Statistika (10 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         873

Të shëruar ne 24 orë      537

Të shtruar në spitale      436

Humbje jete në 24 orë   14

Testime ditore              2.714

Testime totale           213.837

Raste pozitive            46.061

Raste të shëruara       23.609

Raste Aktive             21.487

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Humbje jete              965

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   11707

Fier       1655

Durrës  1374

Korçë    1081

Vlorë     1067

Shkodër   977

Elbasan  894

Lezhë    798

Berat     744

Gjirokastër  485

Kukës    440

Dibër     265.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment