Showbiz

Billy Portner, aktori me fustan ‘princeshe’ që rrëmbeu vëmendjen e Oscar 2019

Në ceremoninë e 91 të Academy Awards në Los Angeles, Portner rrëmbeu gjithë vëmendjen teksa u shfaq i veshur me një fustan të zi.
Featured image of article: Billy Portner, aktori me fustan ‘princeshe’ që rrëmbeu vëmendjen e Oscar 2019 Billy Portner me fustan në Tapetin e Kuq

Billy Portner mbërriti në Tapetin e Kuq të ceremonisë Oscar 2019 dhe rrëmbeu të gjithë vëmendjen e mundshme për shkak të paraqitjes së tij. I veshur me një fustan në stil princeshe, Portner pozoi në ceremoninë e 91 të Academy Awards në Los Angeles pavarësisht se nuk ishte nominuar në ndonjë kategori të çmimeve Oscars.

I veshur nga dizajneri Christian Siriano, aktori i “Pose” mbërriti në Tapetin e Kuq i veshur me një xhaketë të kadiftë me një papjon në pjesën e sipërme, kurse pjesa e poshtme vijonte si një fustan i fryrë në stil princeshe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kjo veshje është interesante sepse unë nuk jam një drag queen, jam thjesht një burrë me fustan,” – u shpreh ai, teksa shoqërohej nga bashkëshorti, Adam Smith.

Billy Portner dhe bashkëshorti i tij Adam Smith

Shto Koment