Bota

Bill Gates sërish me parashikime: Pothuajse të gjitha vaksinat anti-Covid do të jenë gati deri në shkurt 2021

Ai tha se njësoj si dy vaksinat e BioNTech, Pfizer dhe Moderna që kanë kërkuar aprovimin e FDA-së, edhe vaksinat e tjera që janë në prodhim e sipër si AstraZenca, Johnson & Johnson dhe Novavax do të jenë së shpejti të suksesshme.
Featured image of article: Bill Gates sërish me parashikime: Pothuajse të gjitha vaksinat anti-Covid do të jenë gati deri në shkurt 2021 Bill Gates

SHBA- Miliarderi Bill Gates ka treguar pozitivitetin e tij në lidhje me vaksinat anti-Covid që janë krijuar. Në një intervistë për mediat e huaja ai është shprehur se pothuajse të gjitha vaksinat anti-Covid që janë krijuar do të jenë gati në shkurt të vitit të ardhshëm. Ai tha se njësoj si dy vaksinat e BioNTech, Pfizer dhe Moderna që kanë kërkuar aprovimin e FDA-së, edhe vaksinat e tjera që janë në prodhim e sipër si AstraZenca, Johnson & Johnson dhe Novavax do të jenë së shpejti të suksesshme.

 “Pothuajse të gjitha vaksinat do të funksionojnë dhe me nivele shumë të larta të efikasitetit. Unë jam optimist se deri në shkurt ka shumë të ngjarë që të gjitha vaksinat të tregohen shumë efikase dhe të sigurta”, tha Gates.

Ndërkohë që përpos pozitivitetit ai gjithashtu tha se 6 muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë. Më tej, ai u bëri apel njerëzve që do mbanin maskat dhe distancimin social.

Ne duhet të shqetësohemi shumë për gjashtë muajt e ardhshëm”, përfundoi ai.

Bill Gates njihet shumë për parashikimet që ai ka bërë në lidhje me këtë pandemi. Më parë ai është shprehur se pandemia nuk do të përfundojë pa një vaksinë super-efektive si dhe në një parashikim tjetër tha se situata do të kthehej në normalitet vetëm verën e vitit 2021.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment