Bota

Bill Clinton tallet me Donald Trump: S’do vijë në festën e Joe Biden se do jetë duke mbledhur thasë me rërë në Shtëpinë e Bardhë

Sipas “DailyMail”, edhe presidenti Donald Trump ka deklaruar se ai mund të mos i pranojë rezultatet vërtetë
Featured image of article: Bill Clinton tallet me Donald Trump: S’do vijë në festën e Joe Biden se do jetë duke mbledhur thasë me rërë në Shtëpinë e Bardhë Bill dhe Hillary Clinton

SHBA- Bill Clinton, ish-president i Shteteve të Bashkuara, ka parashikuar se presidenti Trump do të humbë zgjedhjet dhe është talluar me të me batutën “Donald Trump do të ‘grumbullojë thasë me rërë, pas zgjedhjeve të nëntorit’.

Në një intervistë ditën e djeshme, në Intsagram Live me American Urban Radio, Ish- presidenti, pyetur nga April Ryan, shefi i zyrës në Uashington për rrjetin nëse ‘nyjet portokalli’ të Trump nuk do të lëshojnë tavolinën e tij të Zyrës Ovale, ai është përgjigjur me shaka:

‘Ai ndoshta as nuk do të vijë në inaugurimin e Biden. Ai do të grumbullojë thasë me rërë në Shtëpinë e Bardhë”.

Sipas “DailyMail”, edhe presidenti Donald Trump ka deklaruar se ai mund të mos i pranojë rezultatet vërtetë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Do ta shohim, nuk do them as po as jo, ngelet për t’u parë,”- ka thënë Donald Turmp.

Gjithashtu Bill Clinton dhe gruaja e tij e kanë këshilluar dhe njëherë Joe Biden të mos pranojë menjëherë rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment