Virale

Bill Clinton ‘shpjegon’ pse s’takoi kryeministrin Edi Rama (FOTO)

“I Huaji”, personazhi kontravers i Dosja.al ka krijuar një fotomontazh ku shpjegohet pse Clinton nuk e takoi Ramën.
Featured image of article: Bill Clinton ‘shpjegon’ pse s’takoi kryeministrin Edi Rama (FOTO) Bill Clinton teksa injoron Edi Ramen

Pas fjalës në ceremoninë për 20-vjetorin e Clirimit të Kosovës, ish-presidenti Bill Clinton u largua pa takuar kryeministrin Edi Rama.

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të mbushet me krijime nga më pikantet.

Kështu, “I Huaji”, personazhi kontravers i Dosja.al ka krijuar një fotomontazh ku shpjegohet pse Clinton nuk e takoi Ramën.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka injoruar hapur kryeministrin Edi Rama në takimin e zhvilluar sot në Kosovë me rastin e 20-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Clinton përfundoi fjalën e tij dhe zbriti nga podium ku përshëndeti liderët e pranishëm në ceremoni. Clinton e anashkaloi Ramën, dhe takoi kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli dhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment