Rajoni

“Biliotekat janë të varfëra”, Kurti kritika edhe prindërve: Nuk lexojnë mjaftueshëm. Nxënësit shpenzojnë 7 orë në ditë para telefonit

 Kreu  VV-së teksa ka cituar një studim që është bërë në Kosovë se sa po lexohet, në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se sipas studimit rezulton se prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm.
Featured image of article: “Biliotekat janë të varfëra”, Kurti kritika edhe prindërve: Nuk lexojnë mjaftueshëm. Nxënësit shpenzojnë 7 orë në ditë para telefonit Ish-kryeministri i Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti.

KOSOVË– Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar prindërit për mungesën e leximit, duke shtuar se bibliotekat e komunave ose nëpër familje janë të varfëra.

Kreu  VV-së teksa ka cituar një studim që është bërë në Kosovë se sa po lexohet, në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se sipas studimit rezulton se prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm.

Gjithashtu Kurti në postimin e tij nuk lë pa porositur, se duhet të rikthehet dija si vlerë dhe i dituri si autoritet, nëse vendi dëshiron të shkojë përpara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POSTIMI I PLOTË I KURTIT:

Prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm. Bibliotekat publike nëpër komuna dhe ato private nëpër familje janë të varfëra. Mungon kultura dhe shprehia e leximit. Nxënësit i kalojnë mesatarisht afër shtatë orë në ditë para ekraneve të ndryshme, prej të cilave vetëm dy orë për mësim (lexim e kërkime). Shumica e nxënësve nuk arrijnë t’i kujtojnë tre librat e fundit që kanë lexuar. 2/3 e tyre e praktikojnë kopjimin e detyrave dhe referateve nga interneti. Sa më të rritur nxënësit, aq më pak lexojnë e aq më shumë kopjojnë. Këto janë disa prej të gjeturave nga studimet që trajtojnë lexueshmërinë dhe mësimin në Kosovë. Nuk jemi të vetëdijshëm sa shumë probleme sot janë pasojë direkte e arsimimit të dobët. Nga keqqeverisja lart deri te mjerimi poshtë.  Duhet ta rikthejmë dijen si vlerë dhe të diturin si autoritet. Nëse duam të kemi shtet dhe përparim.

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment