LIVE UPDATES
Sport

‘Air Albania’ fut në sherr Dukën me Braçen/ Presidenti: Paguaj lekët t’i vemë emrin tënd. I sulet zv.kryeministri: K

11 Nëntor 2019, 07:45 Nga DOSJA
‘Air Albania’ fut në sherr Dukën me Braçen/

TIRANE-  “Air Albania Stadium” është tema e momentit për të cilin po flasin  të gjithë sportdashësit por edhe shqiptarët. Tifozët e futbollit, por edhe dashamirësit e historisë, kundërshtojnë faktin që stadiumi të mos mbajë më emrin e Heroit “Qemal Stafa”, por emrin e një kompanie fluturimi private. 

Tema ka sjellë një përplasje edhe mes presidentit të FSHF-së, Armando Duka dhe zv.kryeministrit Erion Braçe. 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka iu është përgjigjur akuzave që kanë ardhur në drejtim të tij, dhe vendosi të tallej me Braçen kur tha se nëse do të paguante ai, stadiumi mund të mbante edhe emrin e tij.

“Nëse do flisja me mendimin e karriges do flisja ndryshe. Komercializimi është gjëja më optimale e mundshme. Nuk dua të bëjë replikë me asnjë. Në kushtet që jemi, ky stadium është ndërtuar me donacion nga UEFA. Financimi i UEFË-s është 10 milionë euro + TVSH që qeveria na ka mbajtur padrejtësisht. Është një hall më i madh për ta mirëmbajtur në të njëjtën gjendje. Është e pamundur nëse nuk komercializojmë gjërat e mundshme. Është një model që e ndjek e gjithë Europa. Edhe unë mund ta doja që të ishte një emër sportisti, por jemi të detyruar se kemi nevojë për burime financiare. Nëse zv.kryeministri flet nga karrigia, mund të hedhë ato lek dhe ne i vejmë emrin e tij”, është shprehur Armando Duka.

Por siç edhe pritej, Braçe nuk e ka lënë pa përgjigjie. Në një reagim në Instagram, zv.kryeministri e nisi ditën me një shembull britanik, sesi anglezët ata që shpikën futbollin, i nderuan heronjtë e tyre me nga një emër stadiumi për secilin. Më tej, ai thotë se Duka nuk ka si të njohë heroin Qemal Stafa, pasi ai ka “paranë” heroinën e kombit, dhe njeh vetëm kultin e parave. 

Reagimi i plotë i Erion Braçes:

HERONJTE JANE TE KOMBIT!
TREGTARET NUK KANE
PER TA KUPTUAR KURRE KETE! 
KETA JANE ANGLEZET,
ATA QE SHPIKEN FUTBOLLIN!
SHIHNI SI I NDERUAN ATA
HERONJTE E TYRE, DJE,
NE CDO STADIUM FUTBOLLI,
NE TE GJITHE ANGLINE! 
Po e nis diten me nje leksion britanik,
i neveritur pa fund nga darka e djeshme, ku ne nje emision futbolli,
injoraca epike shkelqeu edhe nje here
si perhere!

Arroganca e privates qe po mund kombin, mund te tregetoje gjithcka,
por minimalisht duhet ta qepe gojen;
Te mos ngreje ne qiell kultin e parase,
si vlere te re te kombit,
Te mos fyeje ne emer te kultit te parase, heronjte e kombit!

Eshte e tepert qe une te pres nga Presidenti i FSHF te dije se
kush eshte Qemal Stafa;
Jam i bindur qe ai e di thjeshte stadium!
Stadiumin e vjeter qe e ka zevendesuar me stadiumin e ri, te cilit, Ai,
Presidenti i gjithepushtetshem i ve dhe emrin tim nese une i paguaj parate,
650 mije euro!!!! E kuptoni se cila eshte mendesia e ketij Presidenti dhe haurit qe ai drejton?! Mos kerkoni vlera tek keta,
as morale, as kombetare, as sportive,
zero, zero, zero,
e tregon futbolli i ketyre;
Paraja per ta eshte
heroina e re e kombit!
Ke para, e meriton stadiumin,
ke para, e meriton edhe emrin ne stadiumin KOOOOMBEEEEETAAAAAR!

Po ngjitem ne fillim edhe nje here;
Imagjinoni te drejtonin keta ne Angli!
Ca eshte kjo mo lla,
ca ceremonie dun kta para neshjes?
Na duhet ai minuti per reklama mo lla, leke leke, ca guerrilsi e guerilsash dun keta te nerojme ne-do keshillonte gazetari i tij i paditur;
Ca eshte kjo President,
c’eshte ky emer Qemal Stafa qe kerkojne keta?;
Pse Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Austria, Spanja jemi ne;
Leke leke, duam leke se ata kane leke,
ne nuk kemi leke-do keshillonte drejtori i tij i kultivuar e i fishkur. 
Ky eshte sistemi i vlerave qe kane,
asgje me shume se kaq;
E kane te tyren, Federaten, Kombetaren,
pastaj Stadiumin, Garen, Arbitrin, Topin,
madje dhe fituesin, kupen,
madje madje edhe rezultatin,
magjistare-doni tu bejne fitues, ju bejne,
doni humbes, ju bejne prape!
E dini perse?
Per para, para, para!
Si ato 8 milion eurot per te bere zyra!

Keni te drejte;
Clidhje keni ju me Qemal Stafen?!
Ju nuk e meritoni Qemal Stafen!!

Që prej të shtunës një valë debati ka nisur në rrjetet sociale, që ka kulmuar me përplasjen Braçe-Duka. Stadiumi i ri, i cili është ndërtuar mbi atë të vjetrin që mbante emrin “Qemal Stafa”, do të quhet “Air Albania Stadium”, dhe kompania fluturuese do të paguajë 650 mijë euro në vit për të mbajtur emrin në stadium. Dashamirësit e historisë kundërshtojnë këtë fakt duke sjellë rastet paralele të stadiumeve në Evropë, të cilat sipas tyre nuk i janë dhënë privatit e drejta për të vënë emrin e një kompanie. Ndërkohë që FSHF e argumenton si një domosdoshmëri financiare. Stadiumi kaloi dje testin final, para atij të 17 nëntorit ku UEFA do të jetë prezente në ndeshjen Shqipëri-Francë. Stadiumi kushtoi në total 75 milionë euro dhe ka 22 mijë vende.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport air albania stadium armando duka erion brace air albania stadium armando duka erion brace

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni