Bota

Mund të ishin shpëtuar mijëra jetë/ “Bild” publikon raportin sekret për koronavirusin: E zbuloi rrezikun që në gjenezë, si e fshehu Kina pandeminë që po ‘gjunjëzon’ botën

“Caixin” tregon me detaje që nga momenti kur u vu re një sëmundje e panjohur në mushkëritë e të sëmurve, ngjashmërinë e covid-19 me SARS-in, deri tek urdhëri i dhënë nga autoritetet për të fshehur gjithçka. Gjithçka u pranua në momentin kur u shënua viktima e parë jashtë Kinës, ndërkohë që ishte shumë vonë për botën.
Featured image of article: Mund të ishin shpëtuar mijëra jetë/ “Bild” publikon raportin sekret për koronavirusin: E zbuloi rrezikun që në gjenezë, si e fshehu Kina pandeminë që po ‘gjunjëzon’ botën Foto ilustruese

GJERMANI– E përditshmja gjermane “BILD” ka publikuar një artikull të një gazete në Kinë, e cila kishte publikuar fakte troditëse lidhur me mënyrën sesi u fsheh pandemia e koronavirusit nga autoritetet kineze.

“Caixin” tregon me detaje që nga momenti kur u vu re një sëmundje e panjohur në mushkëritë e të sëmurve, ngjashmërinë e covid-19 me SARS-in, deri tek urdhëri i dhënë nga autoritetet për të fshehur gjithçka. Gjithçka u pranua në momentin kur u shënua viktima e parë jashtë Kinës, ndërkohë që ishte shumë vonë për botën.

Duke fshehur rrezikun e koronavirusit, Kina ka çuar në kolaps, mijëra njerëëz vdesin në Europë çdo ditë, qindra mijëra infektohen dhe ekonomia është prag kolapsi.

ARTIKULLI I PLOTË I BILD:

Virusi i rrezikshëm covid-19 shpërtheu në Kinë në fund të dhjetorit. Por përse u përpoq regjimi që ta mbulonte përhapjen e tij? Gazeta e pavarur kineze e biznesit “Caixin” zbulon detaje të frikshme. Sipas saj laboratorët e kishin zbuluar patogjenin shumë infektiv që në dhjetor, por mesa duket ishin urdhëruar të ndalonin testet, të shkatërronin mostrat dhe t’u tregonin të tjerëve për atë që dinin.

Sipas raportit, një zyrtar i shëndetësisë në Ëuhan, vend ku edhe filloi pandemia globale, urdhëroi shkatërrimin e mostrave laboratorike – kjo me urdhër të autoritetit më të lartë mjekësor të Kinës! E njëjtja linjë u mbajt edhe pasi shkencëtarët gjetën origjinën e një sëmundjeje misterioze që gjendej në mushkëri. Që më 27 dhjetor, sipas Caixin, disa kompani gjenomesh kishin përfunduar studimin e koronavirusit nga mostrat e banorëve të Ëuhan-it. Gjë që do ta bënte virusin lehtësisht më të dallueshëm dhe me saktësi të lartë.

Një shkallë e lartë e ngjashmërisë u gjet midis virusit të ri dhe SARS, i cili tashmë kishte shkaktuar një pandemi në mbarë botën midis viteve 2002 dhe 2003. Në atë kohë, megjithatë, vetëm rreth 780 njerëz vdiqën, shumica e tyre në Kinë dhe Hong Kong.  Por kësaj here ka më shumë se 8800 viktima.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rezultatet e laboratorit thuhet se janë dërguar në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Pekin. Por në vend që të përgatitej vendi për një krizë kombëtare, Komisioni Kombëtar i Shëndetit, autoriteti më i lartë mjekësor i Kinës, lëshoi ​​urdhrin e fshehjes së zbulimit në laborator.

As nuk u bë publike që pjesë të stafit mjekësor ishin të infektuar nga pacientët në Ëuhan. Vetëm ky fakt duhet ta kishte sqaruar se është një sëmundje shumë infektive. Vetëm në 20 Janar, pas vdekjes së parë të konfirmuar jashtë Kinës, Presidenti i Kinës Xi Jinping bëri deklaratën e tij të parë publike lidhur me shpërthimin e pandemisë. Ëuhan, me njëmbëdhjetë milion banorët e tij, u izolua 23 janar.

Përfaqësuesi i grupit parlamentar të FDP, Michael Theurer i tha BILD: “Z. Maas duhet të kërkojë nga Kina sqarime. Mbulimi dhe fshehja është gjëja më e keqe që mund të ndodhë në një epidemi. Kjo na “vodhi” mundësinë për t’u përgatitur.”

Kjo tregon dobësinë e një sistemi autoritar. Propaganda punon aq fort, aq sa edhe problemet nuk mund të pranohen. Ndërkohë, raporti i “Caixin” është fshirë nga interneti nga autoritetet kineze. Regjimi komunist vazhdon të përpiqet që të fshehë çdo provë të fshehjes së dështuar që i bënë koronavirusit.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Mund të ishin shpëtuar mijëra jetë/ “Bild” publikon raportin sekret për koronavirusin: E zbuloi rrezikun që në gjenezë, si e fshehu Kina pandeminë që po ‘gjunjëzon’ botën

  1. ky BILD kur do ben namin per ata qe vjedhin a bejne korrupsion dhe nxjerr nje ze te mbaruar per kete gjeme qe i ndodhi botes mbare tani qe nuk ndihmon dot

Shto Koment