LIVE UPDATES
Aktualitet

BILANCI/ Nga janari u arrestuan 376 shqiptarë të rrezikshëm, u pikasën raste prostitucioni. Të paligjshmit që tentuan të

2 Tetor 2019, 09:55 Nga DOSJA
BILANCI/ Nga janari u arrestuan 376 shqiptarë të rrezikshëm, u

TIRANË– Nga muaji janar i këtij viti e deri në fundin e muajit shtator janë arrestuar 376 shqiptarë, të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si dhe janë identifikuar 285 raste të përdorimit të dokumenteve të falsifikuara.

Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Drejtues i Lartë Eduart Merkaj, bëri bilancin e masave të marra gjatë 9 mujorit të këtij viti teksa shtoi se janë proceduar penalisht 819 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit dhe janë kapur nga patrullat e Policisë Kufitare në afërsi të kufirit jeshil.

Ndërsa në tentativë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme 8 795 shtetas, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative gjobë.

Gjithashtu bëhet me dije se gjatë periudhës janar – shtator, nga shërbimet e Policisë Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit kufitar u është ndaluar përkohësisht udhëtimi drejt zonës Schengen 10 684 shtetasve shqiptarë.

Merkaj shton më tej se nga Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë zhvilluar 5 operacione të koduara për goditjen e trafikimit të femrave për shfrytëzim prostitucioni dhe për goditjen e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Deklarata e plotë e Policisë së Shtetit

Menaxhimi i integruar i kufijve. Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Drejtues i Lartë Eduart Merkaj, deklaratë për median

Forcimi i sigurisë kufitare vijon të mbetet një nga elementet më të rëndësishme të sigurisë kombëtare dhe forcimi i saj është prioritet i qeverisë, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Strukturat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, gjatë 9 mujorit të këtij viti, në zbatim të strategjisë për menaxhimin e integruar të kufirit “Kufij të hapur, por të sigurt” kanë shtuar masat për parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar dhe për menaxhimin e qarkullimit ndërkufitar të shtetasve dhe mallrave.

Si rezultat i masave të shtuara për forcimin e sigurisë kufitare, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Migracionit, gjatë periudhës janar-shtator janë evidentuar dhe goditur 1 427 raste të paligjshmërisë.

Janë kapur 376 persona në kërkim, janë identifikuar 285 raste të përdorimit të dokumenteve të falsifikuara ose 33% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe janë sekuestruar 398 dokumente të falsifikuara ose 30% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Si rezultat i masave të shtuara në kufirin jeshil, janë proceduar penalisht 819 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit dhe janë kapur nga patrullat e Policisë Kufitare në afërsi të kufirit jeshil, në tentativë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme 8 795 shtetas, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative gjobë.

Gjithashtu, janë evidentuar dhe goditur 29 raste të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Nga Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë zhvilluar 5 operacione të koduara për goditjen e trafikimit të femrave për shfrytëzim prostitucioni dhe për goditjen e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Në përmbushje të prioritetit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, gjatë 9 mujorit të këtij viti janë identifikuar dhe goditur 46 raste të trafikimit të lëndëve narkotike ose 32% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, kjo edhe falë masave të marra nga Policia e Shtetit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke sjellë edhe rënien e sasisë së lëndëve narkotike të sekuestruara në masën 35%.

Janë evidentuar dhe goditur 18 raste të mosdeklarimit të shumës së parave në kufi sipas legjislacionit në fuqi.

Gjatë periudhës janar – shtator, Policia Kufitare ka përballuar me sukses fluksin në rritje të imigrantëve të parregullt, që tentojnë kalimin transit nëpërmjet territorit të Shqipërisë drejt vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Gjatë 9 mujorit janë kapur dhe përpunuar 7 288 imigrantë të parregullt, 37% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar ose 5.7% më shumë se sa gjithë viti 2018, kjo falë edhe mbështetjes së Operacionit të Agjencisë Europiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, si dhe në kuadër të operacionit FRONTEX.

Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe rajonal ka vijuar të forcohet. Në sajë të bashkëpunimit me Guardia di Finanza, gjatë këtij viti janë zhvilluar 8 operacione të përbashkëta dhe 4 operacione ndërmjet Policisë Kufitare të Sarandës dhe Policisë kufitare të Igumenicës, Greqi për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.

Policia e Shtetit ka zhvilluar fushata të gjëra ndërgjegjësimi për parandalimin e abuzimit me të drejtën e lëvizjes së lirë në hapësirën Schengen, si dhe po zbaton një sërë masash shtesë për parandalimin e azilkërkimit.

Si rezultat i këtyre masave, gjatë periudhës janar – shtator, nga shërbimet e Policisë Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit kufitar u është ndaluar përkohësisht udhëtimi drejt zonës Schengen 10 684 shtetasve shqiptarë ose 30% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndër të cilët 735 shtetas të mitur që nuk kanë plotësuar kriteret për të udhëtuar jashtë vendit.

Njëkohësisht nga ana e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë në qarqe janë duke u ndjekur dhe verifikuar 14 raste të braktisjes së fëmijëve nga prindërit, me qëllim përfitimin e azilit në Francë apo Gjermani.

Po si rezultat i masave shtesë dhe fushatave sensibilizuese, numri i shtetasve shqiptarë që u është refuzuar hyrja në zonën Schengen ka pësuar rënie me 13%, ndërsa numri i shtetasve shqiptarë të deportuar nga vendet e BE-së ka shënuar rënie me 20%.

Policia Kufitare ka përballuar me sukses fluksin e jashtëzakonshëm gjatë sezonit turistik veror, duke ofruar për qytetarët shërbim cilësor dhe eleminuar radhët e gjata në hyrje e dalje në Pikat e kalimit kufitar.

Për periudhën 1 qershor – 31 gusht janë përpunuar në hyrje-dalje në total 9 788  901 shtetas shqiptarë e të huaj si dhe 2 555 940 mjete.

Policia Kufitare gjatë gjithë sezonit ka qenë e angazhuar në ndihmë të pushuesve duke dhënë ndihmë në 111 raste, ndaj 82 mjeteve lundruese në det në raste emergjente me një numër prej 259 personash në bord dhe janë parandaluar nga patrullat e policisë kufitare 5 raste konflikti mes pushuesve.

Janë bllokuar 12 mjete lundruese që shkelën perimetrin e sigurisë duke rrezikur jetën e pushuesve  dhe janë vendosur 26 masa administrative me gjobë ndaj mjeteve lundruese për shkelje të rregullave të lundrimit në vlerën 1 854 000 lekë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e udhëtimit dhe të qëndrimit në zonën Schengen.

Mundësitë për të përfituar azil në këto vende janë zero, prandaj abuzimi me të drejtën e lëvizjes së lirë, shkelja e afateve të qëndrimit dhe refuzimi i aplikimit për azil rrezikon t’ju penalizojë duke ju ndaluar hyrjen në këtë zonë për vite të tëra.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bilanci i policise policia e shtetit bilanci i policise policia e shtetit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni