Rajoni

Bilanci në Kosovë/ Ndërron jetë 1 person, 137 të tjerë rezultojnë të infektuar

Ndërsa numri i raste aktive është 1,500 njerëz, kurse lajmi i mirë është që janë shëruar mbi 49 pacient.
Featured image of article: Bilanci në Kosovë/ Ndërron jetë 1 person, 137 të tjerë rezultojnë të infektuar Foto ilustuese

PRISHTINË – Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 869 testime, ku kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, 137 persona. Ndërkohë që vetëm një person ka ndërruar jetë dhe numri në total i vdekjeve është 653.

Ndërsa numri i raste aktive është 1,500 njerëz, kurse lajmi i mirë është që janë shëruar mbi 49 pacientë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Podujevë 17 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Junik 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Prizren, Suharekë dhe Viti

(k.a/dosja.al)

Shto Koment