Rajoni

Bilanci në Kosovë/ 206 të infektuar dhe 6 të vdekur gjatë orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.281 persona nga ku 206 kanë rezultuar pozitiv. Ndërsa, numri i personave që ka ndërruar jetë është 6. 
Featured image of article: Bilanci në Kosovë/ 206 të infektuar dhe 6 të vdekur gjatë orëve të fundit Foto iluestruese

KOSOVË-Kosova ka shënuar ulje të numrit të infektimeve. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.281 persona nga ku 206 kanë rezultuar pozitiv. Ndërsa, numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë është 6.

Postimi i plotë:

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (71, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç). Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46.648 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.951.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Podujevë 18 raste, Mitrovicë 17 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Pejë 11 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Drenas 6 raste, Gjilan 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 4 raste, Suharekë 4 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Prizren dhe Viti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që prej fillimit të pandemisë janë shënuar pozitiv 53.982 persona dhe kanë ndërruar jetë 1.383 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment