Diaspora

Bilanci në Kosovë/ 368 persona rezultojnë pozitiv me Covid-19, ndërrojnë jetë 4 të tjerë

Sipas Telegraf, gjatë 24 orëve të fundit nga 2.843 të kryera, kanë rezultuar pozitiv 368 persona. Ndërkohë, që kanë humbur jetën 4 persona dhe janë shëruar, 241 pacientë. 
Featured image of article: Bilanci në Kosovë/ 368 persona rezultojnë pozitiv me Covid-19, ndërrojnë jetë 4 të tjerë Foto ilustruese

PRISHTINË-Kosova ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve. Sipas Telegraf, gjatë 24 orëve të fundit nga 2.843 testim të kryera, kanë rezultuar pozitiv 368 persona. Ndërkohë, që kanë humbur jetën 4 njerëz dhe janë shëruar, 241 pacientë.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 211 raste, Gjilan 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Lipjan 15 raste. Ferizaj 14 raste, Pejë 12 raste, Obiliq 10 raste, Podujevë 9 raste, Gjakovë 5 raste, Graçanicë 5 raste, Suharekë 5 raste. Mitrovicë 4 raste, Shtime 4 raste, Vushtrri 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Istog, Kaçanik dhe Shtërpcë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 67.008 persona dhe kanë ndërruar jetë 1.579 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment